Specializantët paralajmërojnë sërish protesta nëse ministria nuk ua përfill kërkesat
Autori: Elvira Haxhiu 16:26 | 27 January 2022
Pas protestës të mbajtur të enjten para Ministrisë së Shëndetësisë, specializantët e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës kanë paralajmëruar sërish protesta nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga kjo ministri, shkruan Gazeta Infokus.
Kryetari i Këshillit të Specializantëve, Arianit Zajmi, në një përgjigje për Gazetën Infokus ka treguar për pakënaqësitë e tyre.
Ai është shprehur i shqetësuar, duke thënë se janë rreth 600 specializantë me subvencione që ende nuk kanë hyrë si të rregullt.
Gjithashtu Zajmi tha se këta specializantë kanë shumë probleme me pagat e tyre të cilat u vonohen.
“Çdo tre muaj detyrohen me dërgu raportin e trustit në ministri që me tregu se nuk kanë të hyra tjera në të kundërtën ju ndalet paga”, ka thënë kryetari i Këshillit të Specializantëve.
Gjithashtu, Arianit Zajmi shprehu edhe shqetësimin tjetër, i cili ka të bëj me mos pagesën e më shumë se dy kujdestarive, duke kërkuar që çdo kujdestari e mbajtur të paguhet.
“Domethënë ka specializantë qe i mbajnë nga pesë kujdestari 24 orëshe, e prej tyre ju paguhen vetëm dy ose ndodh edhe hiç. Ne po kërkojmë që çdo kujdestari që e mbajmë të na paguhet”, deklaroi ai.
Kryetari i Këshillit të Specializantëve po ashtu foli edhe për problemin e nëntë specializantët nga Shqipëria, Mali i zi e Maqedonia, të cilët ende nuk kanë marrë as edhe një pagë.
Madje tha se njëra prej tyre është detyruar që ta ndërpres specializimin, pasi që nuk mund t’i përballojë shpenzimet.
Zajmi theksoi për Gazetën Infokus se kanë kërkuar takim me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, por ky i fundit nuk e ka pranuar një gjë të tillë.
Kurse, për takimin e parë që e kanë pasur me ministrin, ai potencoi se nuk ka pasur asgjë konkrete përveç premtimeve.
“Ne ja kemi dërguar ftesën për takim të dytë me ministrin dhe e kemi pritur deri më 21 janar, nuk na ka pranuar, prandaj kemi vendosur me ju rikthy protestave. Takimin e parë e kemi pasur nga fundi i dhjetorit të 2021 dhe përveç premtimeve nuk ka pasur diçka konkrete”, shtoi tutje Zajmi.
E lidhur me këto pakënaqësi të specializantëve, Gazeta Infokus ka kontaktuar edhe Ministrinë e Shëndetësisë, por deri në momentin e publikimi të artikullit, nga ky dikaster nuk kanë kthyer përgjigje.
Specializantët e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës kanë protestuar edhe më herët para Ministrisë së Shëndetësisë, pasi kërkesa e tyre që t’u paguhen orët e kujdestarive është refuzuar nga Komisioni për Buxhet dhe Financa./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...