Lajme

Spasovski rrëfen tmerrin: Persona të maskuar dhe të armatosur më goditën me shufër metalike

Autori: Gazeta inFokus 09:01 | 29 April 2017

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski në intervistë në emisionin “360 gradë”, zbuloi se shumica e njerëzve me maska që kanë hyrë në parlament ishin të armatosur.

“Njërit i ra pistoleta, kishte edhe thika”, tha Saposovski, njofton TetovaSot.

Ai tha se u sulmuan pas deputetëve dhe gazetarëve me gjithçka që kishte brenda në sallën për shtyp, nga stativat e kamerave, deri tek këmbët e tavolinave.

-Advertisement-

“Unë jam goditur me një shufër metalike disa herë, dhe me karrike”, tha Spasovski.

Ai zbuloi se jeta e tij u shpëtua për shkak të sigurisë personale që e ndjek, përshkak se ai ka qenë ministër i brendshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera