Sport

Spanjë, arrestohet për korrupsion zv.presidenti i FIFA-s

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 18 July 2017

Tronditet futbolli spanjoll! Lreu i Federatës së vendit iberik e njëkohësisht zv/president i FIFA-s, Angel Maria Villar dhe djali i tij Gorka u arrestuan gjatë një operacioni antikorrupsion të kryer nga policia spanjolle.

Blici është realizuar pas një urdhri të dhënë nga gjykatësi Santiago Pedraz në bashkëpunim me Prokurorinë Antikorrupsion. Përveç Angel Maria Villar dhe të birit mësohet se është vënë në pranga edhe zv/presidenti i Federatës Spanjolle, Juan Padron dhe dhjetëra persona të tjerë.

Ky operacion po drejtohet nga Njësia Qendrore Operative, agjentët e së cilës mbërritën në mëngjesin e së martës në selinë e Federatës Spanjolle të Futbollit për të bërë kontrollin në ndërtesë dhe sipas burimeve të këtij organizmi, Villar në atë moment nuk ishte i pranishëm.

-Advertisement-

Akuzat që rëndojnë mbi Villar dhe të arrestuarit e tjerë janë administrim ilegal, përvetësim prone, korrupsion dhe falsifikim dokumentash dhe e gjithë kjo ka të bëjë me organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Ndërkaq janë marrë nën administrim regjistra dhe dokumentacione të tjera të Federatës për vijimin e hetimeve. Operacioni antikorrupsion në selinë e Federatës Spanjolle të Futbollit u bë 2 ditë para zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme të këtij institucioni, që Angel Maria Villar e drejton prej 29 vitesh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera