Sport

Southgate e mohon mundësinë e zëvendësimit të Ten Hag te United

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 12 September 2024

Ish-trajneri i kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, ka qenë i lidhur me një mundësi për ta zëvendësuar trajnerin e Manchester United, Erik ten Hag, i cili është nën presion, por ai e ka hedhur poshtë një rikthim të shpejtë në pankinë.

Ish-mbrojtësi i dikurmë u largua nga pozicioni i tij pas tetë viteve në krye të ekipit anglez, vetëm disa ditë pas humbjes në finalen e Euro 2024 kundër Spanjës.

“Njerëzit e dinë se kam nevojë të rikuperohem dhe të shijoj jetën. Nuk kam ndërmend të nxitoj dhe dua të marr vendime të mira”, ka thënë Southgate për “Sky News”. “Kam shumë mundësi. Jam i hapur për çfarë mund të vijë, brenda ose jashtë futbollit. Do të marr kohë, të rifreskohem dhe të shoh se ku do të shkoj më tej”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera