Sport

Sot zhvillohet ndeshja e parë e javës së gjashtë në Ipko Superligë

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 21 September 2018

Java e gjashtë në Ipko Superligën e Kosovës hap siparin me duelin ndërmjet Ballkanit dhe Trepçës ’89, përballje kjo që starton nga ora 15:45 në Therandë.

Përderisa Ballkani vjen nga një seri e mirë rezultatesh, ’89-shi ka nevojë jetike për pikë pasi që ndodhet në pjesën e poshtme të tabelës.

Për dy kryetrajnerët (Sami Sermaxhaj – Ballkani dhe Gugash Magani – Trepça ’89) kjo do të jetë hera e parë që do përballen mes vete.

-Advertisement-

Këtë duel pritet ta gjykojë Genc Nuza, i cili do jetë i shoqëruar nga asistentët Emond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa Bardh Ajeti do jetë gjyqtarë i katërt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera