Sport

Sot zhvillohen dy super ndeshje në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 02 December 2017

Xhiro e 18-të e Vala Superligës vazhdon me dy super ndeshje me fillim nga ora 13:00.

Drenica pret Lirinë kësaj radhe jo në Skënderaj por në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, për arsyje se “Bajram Aliu” pas reshjeve të ditëve të fundit, nuk është i përshtatshëm për lojë. Drenica është në super-formë pasiqë në pesë javët e fundit nuk di për humbje. Skuadra nga Skënderaj gjendet në pozitën e tetë në tabelë tre pikë larg zonës së barazhit. Në anën tjetër pak më mirë punët i ka Liria, prizrenasit zënë vendin e katërt në tabelë, pesë pikë larg liderit Llapit, shkruan futbollikosovar.com

Sot do të zhvillohet edhe një nga ndeshjet më interesante të kësaj xhiro, Feronikeli – Prishtina. ‘Nikli’ gjendet në pozitën e pestë dhe vjen pas 7 xhirove pa humbje ku sot ndaj kryeqytetasve synon ta vazhdoj këtë seri dhe të jetë në hap me skuadrat në pjesën e epërme të tabelës. Ndërkaq Prishtina vjen pas dy fitoreve radhazi dhe është skuadra me diferencën me të vogël me liderin Llapit, vetëm dy pikë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera