Sport

Sot testi më i vështirë për FC Prishtinën

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 03 February 2018

Bardhekaltrit ndeshen me skuadrën hungareze DVTK Diósgyöri, shkruan infokusi.

Skuadra e Prishtinës sot luan miqësoren e dytë dhe më të vështirën nga tre ndeshjet përgatitore të Antalyas. Kundërshtar është skuadra hungareze e DVTK Diósgyöri e cila garon në elitën e futbollit hungarez dhe renditet e 6-ta.

Ndeshja zhvillohet në kompleksin stërvitor të hotelit “Titanic” dhe nis nga ora 17:00 me orë lokale (15 në Kosovë).

-Advertisement-

Kryetrajneri Josa pritet të startoj me formacionin 4-3-3 (Bekaj – Osmani, Dallku, Curri, Bashiru – Taipi, Bozhoviç, Baftiu – Mankenda, Fetahaj, Januzi).

Do të jetë ky testi kryesor nga tre ndeshje sa do të zhvillojë skuadra. Me 31 janar është mposhtur Akademija Pandev (3:0) ndërsa ndeshjen e tretë, të fundit, e zhvillon më 5 shkurt me U21 të Shakhtar Donjeck, ndërsa me 8 shkurt në darkë skuadra kthehet në kryeqendër. /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera