Lajme

Sot takohen shefat e grupeve parlamentare me Konjufcën

Autori: Gazeta inFokus 07:01 | 21 February 2022

Sot, me fillim nga ora 10:00, shefat e grupeve parlamentare do të takohen me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ku do të hidhet në votim Propozim-rezoluta nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike nga seanca e jashtëzakonshme e mbajtur më 24 dhe 26 janar 2022.

Po ashtu, në rend të ditës të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit është edhe pika e papërfunduar nga seanca e jashtëzakonshme e mbajtur më 9 shkurt 2022, “Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me Vendimin e ZRRE-së, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike”.

Më pas do të jetë diskutimi për përgatitjet rreth seancës së ardhshme plenare.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera