Çfarë do të bëjnë tani Harris dhe Biden – dhe kontrasti i fortë me Trumpin e vitit 2020
Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 06 November 2024
Pasi presidenti aktual, Joe Biden dhe zëvendespresidentja, Kamala Harris ka vendosur të flas me Donald Trumpin për të pranuar zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve, tashmë ka një kontrast të fortë në mënyrën se si demokratët po e trajtojnë humbjen, kundrejt mënyrës sesi bëri ekipi i republikanit në vitin 2020.
Katër vjet më parë, Trump shpalli fitoren në natën e zgjedhjeve, pavarësisht se gara nuk kishte përfunduar ndërsa bëri akuza të rënda për mashtrime në zgjedhje – të gjitha këto u hodhën poshtë nga gjykatat e të gjithë vendit, shkruan skynews.
Trump refuzoi të pranonte zgjedhjet në javët dhe muajt pas zgjedhjeve dhe pretendimet e tij për mashtrim të votuesve arritën kulmin në një tubim në Uashington DC më 6 janar, pasi rezultati i zgjedhjeve presidenciale po certifikohej – gjë që çoi në trazira në Kongresin amerikan, ku mbështetësit e 78-vjeçarit u përpoqën të ndalonin procesin.
Ai përfundimisht pranoi se do të ketë “një president të ri” pas disa orësh dhune në Capitol Hill.
Katër vjet më vonë, kandidatja e mundur pritet të telefonojë Trumpin më vonë sot për të pranuar zyrtarisht rezultatet dhe më pas ajo do t’i drejtohet kombit rreth orës 22:00, sipas kohës sonë lokale.
Biden pritet gjithashtu ta thërrasë në telefon paraardhësin dhe tani pasardhësin e tij ndërsa do ta ftojë atë në Shtëpinë e Bardhë – dy tradita që Trumpi refuzoi ti ndiqte në vitin 2020.
Shtëpia e Bardhë ka thënë më parë publikisht se Biden do të merrte pjesë në inaugurimin e Trumpit nëse ai fitonte presidencën – diçka që republikani nuk e bëri gjatë vitit 2020 kur humbi kundër Bidenit.
Të tjera
-
Klinaku: Kemi përgjues në zyrë, dyshoj se ka edhe kamera të vendosura nga Specialja
Faton Klinaku nga OVL-UÇK, ka thënë se dyshon që kanë kanë përgjues në zyrë. ...
-
“Vetëvendosja po e institucionalizon korrupsionin”, punësimi i nipit të Besnik Bislimit reagon ashpër Teutë Rrusta
Aktivistja e Partisë Social Demokrate, Teutë Rrusta ka reaguar pasi sot me me...
-
Kusari-Lila thotë se u provokuan nga Lista Serbe: Nuk kanë çka kërkojnë mbështetësit e kryeterroristit
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas sean...
-
Haradinaj: Suharekën e kemi shndërruar në qendër të zhvillimit ekonomik, është koha që këtë ta shtrijmë në mbarë vendin
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Alarmon Shala: Minierat në Kishnicë dhe Artanë më shumë se 7 ditë pa energji elektrike, miliona euro të bllokuara nga përmbaruesi
Problemet në Trepçë vetëm sa janë thelluar. Përveç telasheve madhore e të një...
-
Hasani për Thaçin: Ismail Qemali i dytë
Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani, e ka qua...
-
Molliqaj LVV-së: Konflikti me Listen Serbe, inskenim i dobët
Gjatë seancës së sotme deputetët e LVV kanë bllokuar pjesëmarrjen e Listës Se...
-
Po kryente mạrrëdhënie ịntime në veturë, vdes 47-vjeçari – arrestohet gruaja
Një person në Korçë ka humbur jetën në veturë, teksa po kryente marrëdhënie s...
-
Merret vendimi për Haxhi Shalën
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për va...
-
Hoti i reagon pushtetit: Katër vjet e lanë vendin pa sigurime shëndetësore – në fund miratuan ligj gati identik me atë ekzistues
Avdullah Hoti, deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar VV-në n...
-
Zemaj: VV-ja në kërkim të elektoratit e kontrabandoj duke e kaluar në dy leximet projektligjin për sigurime shëndetësore
Ish ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i Kuvendit nga Lidhja Demokratike e ...
-
Lista Serbe megjithatë vazhdon mandatin pavarësisht reagimit me akuza ta pabaza
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputetët e Listës Serbe kanë bërë...