Lajme

Sot shënohet Dita e të Pagjeturve të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 06:49 | 27 April 2022

Më 27 prill në Kosovë shënohet Dita e të Pagjeturve.

Në nderim të tyre, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do të vendosë kurora lulesh para përmendores së personave të pagjetur, njofton Klan Kosova.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të bëjë homazhe pranë Obeliskut të të pagjeturve dhe më pas në Meje të Gjakovës.

-Advertisement-

Zyrtarisht në Kosovë ende figurojnë mbi 1650 persona të zhdukur edhe 23 vjet pas luftës. Familjarët ende presin informata rreth të pagjeturve dhe kërkojnë vazhdimisht nga institucionet e shtetit që të zbardhin fatin e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera