Lajme

Sot seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ky është rendi i ditës

Autori: Gazeta inFokus 07:00 | 04 June 2020

Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë sot seancë plenare, duke filluar nga ora 10:00.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media. Seanca pritet të nis me deklarimet jashtë rendit të ditës, të vazhdohet me miratimin e procesverbaleve nga seancat e mëparshme e të vazhdohet me pikat e tjera të rendit të ditës.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

R e n d i i d i t ë s

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

3. Propozimi për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

4. Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020,

5. Propozimi i Grupeve parlamentare për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës

Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, do të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë se prezenca mediave në këtë seancë, do të jetë e pamundur.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:

· Ueb faqes së Kuvendit,

· Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe

· RTK-së, si medium publik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera