Lajme

Sot seanca e jashtëzakonshme, LDK nuk merr pjesë

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 15 December 2018

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, pas mbledhës së kryesisë së Kuvendit, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk merr pjesë më seancën e sotme të Kuvendit.

Ai tha se LDK vlerëson që duhet legjitimitet qytetarë për procese të rëndësishme.

” Ne vlerësojmë se ky është Teatër i qeverisë pa legjitimitet që fatkeqësisht e ka marrë nën sjetull edhe PSD-së. Kjo rezolutë është përpjekje e dështuar e PSD-së për ta mbuluar koalicionin e fshehtë që e ka me PAN-in. Platformë për dialog është vetëm Kushtetuta e Kosovës. Nuk mund të ketë platformë që del mbi Kushtetutën e Kosovës. Grupi jonë parlamentar nuk merr pjesë në këtë seancë”, tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera