Sot ndeshjet e fundit në grupe, presin biletën 8 skuadra
Autori: Gazeta inFokus
09:32 | 07 December 2017
Europa League vjen sot me ndeshjet e fundit të fazës në grupe, para se të kalojë te takimet me eliminim direkt.
Pas 5 takimeve të para, kanë arritur të presin biletën plot 16 skuadra, ndërsa në mbrëmjen e fundit për këtë vit, pritet të sigurojnë kualifikimin edhe 8 skuadra të tjera.
Kështu në Pragë, Sllavia do të presë Astanën, në një sfidë direkte për kualifikim. Çekët mjaftohen edhe me barazimin, sepse kanë një epërsi prej 2 pikësh ndaj kazakëve, që sot do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.
Edhe Në grupin C Ludogorets dhe Basaksehir do të përcaktojnë se cila do të kualifikohet, pas përfundimit të ndeshjeve respektive, përkatësisht ndaj Hoffenhaimit dhe Bragës. Bullgarët janë thuajse të kualifikuar sepse kanë në favor golavarazhin, ndërsa turqit duhet të fitojnë thellë dhe të shpresojnë për një humbje me shumë gola nga ana e Ludogoretsit.
E njëjta situatë është edhe për AEK-un e Athinës, që do të udhëtojnë në Austri për të marrë minimalisht 1 pikë, por edhe humbja vështirë se do t’i rrezikonte, pasi Rijekës i duhet të rikuperojë një golavarazh +4, ndaj grekëve. Për më tepër, kroatët do të përballen me Milanin e Gattusos, që pavarësisht formës së dobët në kampionat, në Europë ka treguar se di të fitojë me goleadë.
Llogaritë tërësisht të hapura janë në grupin F, ku Sherif Tiraspoli, Lokomotiva e Moskës dhe Copenhageni, kanë të gjitha shanset për t’u kualifikuar. Më të favorizuar duket rusët e Lokomotivës, që do përballen me skuadrën më të dobët të grupit, Zlinin, ndërsa në Danimarkë, Copenhageni do të presë moldavët e Sherifit në sfidën deçizive.
Një ndeshje mjaft e zjarrtë pritet të luhet edhe në Serbi, ku Crvena Zvezda do të presë gjermanët e Kolnit, në një takim përcaktues për të kualifikuarën e dytë të grupit, pas Arsenalit kryesues. Si serbët ashtu edhe Kolni kanë nga 6 pikë dhe golavarazh të njëjtë, ndërsa 90-minutëshi i sotëm do të përcaktojë gjithçka.
Spanjollët e Athletic Bilbaos, pasi ndalën Realin e Madridit në la Liga, do të tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë në transfertën ukrainase ndaj Zoryas. Spanjollët duhet të dalin të pamposhtur nga kjo sfidë, për të siguruar avancimin më tej, në Europa League.
Në grupet e tjera, gjithçka është përcaktuar, ndërsa krahas 16 skuadrave që e kanë siguruar kualifikimin, Europa Leagues i janë shtuar edhe 8 skuadra që përfunduan të 3-tat në grupet e Championsit dhe bashkë me 8 skuadrat që do të kualifikohen sot, do ta çojnë në 32 numrin total të ekipeve, që do të synojnë fitimin e trofeut të dytë më të rëndësishëm për klube, në Europë.
Edhe këtë mbrëmje, Supersport do të sjellë për ju 6 takime të transmetuara live, si dhe golat e të gjitha sfidave të tjera.
Kështu në orën 19:00 do të luhen
Young Boys – Skënderbeu
Rijeka – Milan
Atalanta – Lyon
Në orën 21:05 do të luhen:
Arsenal – Bate
Zulte – Lazio
Vitesse – Nice

T� tjera
-
Djali i Arlinda Zekajt merr pjesë në varrimin e nënës
Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Radac. ...
-
Kryeprokurori i Shtetit ricakton tri lëndë penale në rastin e Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë tri vendime për ricaktimi...
-
KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbaj...
-
Dita e 15-të e tubimit në Tiranë – Protestuesit grumbullohen para Ministrisë së Arsimit, forcat e rendit dhe autoboti qëndrojnë gati
Në Tiranë mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre ka...
-
Arlinda Zekajt i jepet lamtumira e fundit, lot e mërzi në varrimin e saj
Pasditen e së martës, Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit. Ajo p...
-
Ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt, imami i fshatit në lotë: Duhet ta presim djalin, po e sjellin policia
Në Pejë po mbahet ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt e cila u vra ditë më...
-
Humb jetën një person në Istog, u lëndua në vendin e punës
Këtë të martë, rreth orës 08:40, Policia është njoftuar për një rast në fshat...
-
Zhvendosja e ETC-së në lokacionin e ri në Pejë – hapja më 28 tetor 2026
ETC Pejë zhvendoset në ambientet e reja në Europe City Mall Qendra Tregta...
-
“Arlinda kërkoi ndihmë, shteti e braktisi”: QIKA kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës
Organizata QIKA ka mbajtur një tjetër aksion simbolik pas rastit të vrasjes s...
-
Jeton Sylaj sillet në Gjykatë – injoron pyetjet e gazetarëve që e pyesin nëse vɾa*sja e Arlindës ishte e planifikuar
Bashkëshorti i Arlinda Zekajt e cila u vra nga ana e kunatit të saj, Jeton Sy...
-
Kurti pas takimit me përfaqësuesit nga Lugina: Fitorja juaj është dyfish historike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën përfaqësuesit shqipt...
-
Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt del para gjykatës
Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i së ndjerës Arlinda Zekajt, ka dalë para gjyka...

































