Sot merret vesh fati për rastin “Pronto”
Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 03 January 2020
Një prej rasteve më të përfolura i viteve të fundit i njohur si “Pronto” do të jetë rasti i parë i madh me të cilin do të filloj punën Gjykata e Prishtinës.
Këtë të premte do të shpallet edhe aktgjykimi për këta rast, shkruan gazeta inFokus.
Këtu të akuzuar janë politikanë të profilit të lartë, sikur ish-deputet e ish-ministra.
Këta akuzohen se gjatë tetorit, nëntorit e dhjetorit të vitit 2011 patën emëruar në mënyrë të kundërligjshme në pozita udhëheqëse njerëz të afër të tyre.
Kjo përmes ndërmarrjeve publike sikur “Trainkos”, “Infrakos”, “Hidro-Drini”, “Radoniqi-Dukagjini”, etj, shkruan gazeta inFokus.
E pas aktakuzës për përgjimet “Pronto” nga Prokuroria, gjykimi kishte nisur më 1 tetor të para dy viteve derisa më 15 nëntor, Adem Grabovci, Besim Beqaj e Naser Pajaziti bashkë me 8 të akuzuar të tjerë ishin deklaruar të pafajshëm.
Ky gjykim përfundoi me 12 seanca gjyqësore, shkruan gazeta inFokus.
Krejt kjo punë nisi pas publikimit të Insajderit të disa përgjimeve ku Grabovci e të tjerët dëgjoheshin duke diskutuar për punësim të njerëzve në bazë të preferencave partiake.
Në mesin e tyre ishte emërimi i prokurorit Bahri Hyseni.
Njëjtë kishin vepruar edhe në përzgjedhjen e anëtarëve të bordit në Ujësjellësin e Prizrenit, ku kriteri i vetëm për Grabovcin e Nijazi Kryeziun ishte partia politike.
Nga këto përgjime doli se edhe kryeprokurori Sylë Hoxha ishte zgjedhur nga PDK-ja.
Përplasje për emërime në Agjencinë e Kosovës për Akreditim kishte pasur ndërmjet Adem Grabovcit e Ramë Bujës.
Buja e kishte ndarë pozitën për Fatmir Arifin të cilin e kishte sjell nga Amerika, derisa Grabovci donte që në këtë pozitë të sistemohej, Ramadan Gashi, ish-kryetar i Komunës së Skenderajt.
Nga përgjimet vërtetohej kontrolli i plotë i zyrtarëve të PDK-së në ndërmarrjet publike.
Adem Grabovci e Besim Beqaj kishin marrë kompetenca të plota nga Hashim Thaçi, që në krye të tri ndërmarrjeve publike, PTK, Infrakos dhe Traikos të vendoseshin njerëzit që përfaqësonin interesat e tyre. Një seri përgjimesh telefonike të Grabovcit dhe Beqajt dëshmojnë këto plane që ishin finalizuar me emërime.
Dy vite pasi u publikuan këto përgjime, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj 11 personave të përfshirë në rastin Pronto./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Mbështetje e jashtëzakonshme për Daut Haradinaj në Ferizaj: Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin
Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50,...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Tempera...
-
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes
Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kard...
-
Kurti i ka dërguar zotim Komandantit të KFOR se nuk e çon FSK-në në veri
Komandanti i KFOR-it, italiani Enrico Barduani, në një intervistë për RTK 2 t...
-
Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç
Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se ai mund të ishte rizgjedhur Pre...
-
Bedri Hamza u premton zjarrfikësve 50% rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj
Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. ...
-
A po rikthehet Jack Smith në Hagë?
Trump sërish deklaroi se prokurori Jack Smith do të kthehet në Hagë. Por, Pro...
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të...
-
Memli Krasniqi: PDK-ja e bashkuar dhe e organizuar për një të ardhme ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së t...
-
Emocionon doktori me fjalët e tij për mjekët që u detyruan ta lëshojnë Kosovën “Shumë bre e dhimbshme”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektol...
-
Bajrami për Muratin: Krenohet për borxhin e ulët publik, e sot vajton që “opozita nuk e lejoi”, jo zotëri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë s...
-
Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024
Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se pr...