Lajme

Sot mblidhen dy komisione të Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 07:06 | 29 March 2024

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të zhvillohen sot.

Duke filluar nga ora 11:00, komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere bënë shqyrtimin e raportit vjetor financiar i Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022, shqyrtimin e raportit vjetor financiar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2022, shqyrtimin e raportit vjetor financiar i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2022.

Ndërkaq nga ora 13:00, komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal bënë shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik si dhe shqyrtimin e rekomandimeve të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe Komisionit për Mbikëqyrjen e financave publike lidhur me Raportin vjetor të KPM-së, për vitin 2022.

-Advertisement-

Komisionet mbahen në sallat e Kuvendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera