Lajme

Sot mbajnë mbledhje dy komisionet për energjinë

Autori: Gazeta inFokus 07:41 | 13 October 2022

Komisioni Hetimor Parlamentar pritet të mbajë sot mbledhje në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në rend dite pritet të jetë edhe intervistimi i Kadri Kadriu, ish. u.d. Kryeshef Ekzekutiv-KOSTT,

iS kender Haziri-Kryesues i Bordit KEK dhe Nagip Krasniqi, Kryeshef Ekzekutiv-KEK.

-Advertisement-

Deri më tani ky komision ka mbajtur disa mbledhje, por e fundit kishte dështuar për mungesë të kuorumit. Mbledhja fillon në 10:00.

Mbledhja po ashtu do të pritet të mbajë edhe Komisioni Hetimor Parlamentar, në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike

Në rend dite pritet të jetë edhe intervistimi i bordit të ZRRE-së për periudhën 2006-2008.

Ndryshe ky komision ka mbajtur disa mbledhje. Mbledhja fillon në 14:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera