Lajme

Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor

Autori: Gazeta inFokus 07:17 | 26 November 2024

Sot në Prishtinë do të organizohet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor.

Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor është një ngjarje vjetore që bashkon qeveritë, organizatat e shoqërisë civile, ekspertët e pavarur dhe komunitetet për të trajtuar kolektivisht çështjen e diskriminimit racor kundër komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në rajon.

Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, objektivat e Samitit përfshijnë: Forcimin e vullnetit politik për veprime transformuese për të adresuar racizmin sistemik dhe diskriminimin racor, theksimin e rëndësisë së përfaqësimit të publikut në çdo nivel të proceseve të vendimmarrjes për parandalimin dhe luftimin e diskriminimit racor, njohjen e kontributit të individëve, organizatave dhe sektorit privat që qëndrojnë kundër racizmit, diskriminimit racor, ksenofobisë dhe intolerancës, sfidat me të cilat përballen, si dhe ofrimin e rekomandimeve për krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës dhe reflektimin e arritjeve dhe sfidave të mëparshme, duke përfshirë mësimet e nxjerra nga edicionet e kaluara të samiteve me fokus tek diskriminimi racor – antigjipsizmit.

-Advertisement-

Samiti organizohet nën udhëheqjen e Zyrës së Kryeministrit – Republika e Kosovës me mbështetjen e Terre des hommes Misioni në Kosovë, Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve dhe Fondacionit HEKS, në kuadër të projektit – Drejtësia Sociale për Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera