Sot hapet edicioni i 22-të i panairit ‘EXPOKOS’
Autori: Gazeta inFokus 07:29 | 18 May 2023
Sot në orën 10:00 hapet edicioni i 22-të të Panairit Ndërkombëtar EXPOKOS.
Hapja e panairit do të bëhet nga Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, dhe Tregtisë, ndërsa prezentë do të jenë zyrtarë nga institucione tjera relevante si dhe ambasadorë të shteteve të huaja.
Bëhet e ditur se për 22 vite me radhë EXPOKOS ka shërbyer si urë lidhëse ndërmjet bizneseve vendore dhe atyre ndërkombëtare, që ka mundësuar krijimin e bashkëpunimeve dhe partneriteteve të reja duke ju mundësuar kompanive vendore të zgjerojnë tregun e tyre ndërkombetarisht.
“Fokusi i këtij edicioni vazhdon të mbetët tek promovimi i kompanive vendore duke shfrytëzuar kredibilitetin dhe reputacionin që panairi gëzon në tregjet evropiane dhe më gjerëm thuhet në njoftimin e. Si vlerë e shtuar e panairit kësaj radhe, janë prezantimet e ndryshme që do të mbahen në kuadër të aktiviteteve paralele nga institucione dhe shoqata që vazhdimisht kontribuojnë në ekonominë e vendit”, thuhet në njoftimin e organizatorit të këtij panairi, që mbahet nën patronatin e Qeverisë së Kosovës.
Gjithashtu, bëhet e ditur se Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare do të mbajë një prezantim mbi të bërit biznes me Gjermaninë, ku do të shtjellohen mes tjerash temat se si te gjinden partnerët në Gjermani dhe si të eksportohet atje, marrëdhëniet ekonomike Gjermano-Kosovare dhe si të bëhet biznes me gjermanët. Në të njëjtën formë do të vazhdojë Oda Sllovene e Bizneseve ku do të mbulojë këto tema për shtetin e Sllovenisë.
Krahas këtyre dy odave, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës do ti shtjellojnë mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve të vet, bizneseve nga odat tjera si dhe pjesëmarrësit në Panairin EXPOKOS.
“Pjesëmarrja kompanive vendore të ndryshme që kryesisht janë prodhues dhe atyre ndërkombëtare, që mbulojnë sektorë të ndryshëm duke përfshirë sektorin e energjisë, sektor ky i rëndësisë se veçantë për vendin, e bën panairin EXPOKOS ngjarjen më të rëndësishme në vend për zhvillimin e ekonomisë në përgjithësim”, thuhet në njoftim.
Të tjera
-
Ganimete Musliu e bindur: Qeverisë Kurti po i vije fundi
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka komentuar deklaratën e zëvendëskryemi...
-
U nisën për të përcjellë takimin e Ramës, Greqia bllokon gazetarët shqiptarë në Kapshticë
Prej më shumë se 90 minutash, grupi i xhirimit dhe gazetarë të mediave shqipt...
-
24 vjeçari kosovar godet për vdekje me veturë një 57 vjeçar në rrugën Milot – Morinë
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Milot-M...
-
Zbulohet shifra ‘marramendëse’ që pagoi Stresi për t’u liruar
Reperi Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, dje u vetëdorë...
-
Trump dhe Harris në Karolinën e Veriut, në fundjavën e fundit të fushatës zgjedhore
Demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump do të jenë sot në Karol...
-
Stresi lirohet nga paraburgimi në Pejë
Reperi i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur në publik si “Stresi” është liruar ...
-
Ditë zie në Serbi, në disa komuna me shumicë serbe në Kosovë flamujt serbë ulen në gjysmështizë
Në disa komuna me shumicë serbe në Kosovë flamujt srbë u ulën në gjysmështizë...
-
“Pjesën më të madhe të punës e kryen dëshmorët”, Kurti e Konjufca bëjnë homazhe te varret e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut
Në 35-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, ...
-
Emocionon nëna e heroit Afrim Zhitia: Humbja e tyre dhimbje e madhe shumë, por e di për çka kanë rënë
Nëna e heroit të kombit, Afrim Zhitia, Qamile Zhitia ka treguar momentin e rë...
-
Për Darkën e Lamës përgatitet flija dy metërshe, po shikohet mundësia për të aplikuar në Guinness
Këtë të shtune në Has të Prizrenit po mbahet për herë të dytë Darka e Lamës, ...
-
SHBA “karton të verdhë” UNMIK-ut rreth raportimit për situatën në Kosovë, i kërkon ta ruajë paanshmërinë
Ambasadori Robert Wood, përfaqësues alternativ për Çështje të Posaçme Politik...
-
Dy qytetarë në Pejë dorëzojnë në Polici shuma të konsiderueshme parash dhe dokumente që i gjetën në rrugë dhe autobus
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy qytarë në Pejë janë paraqitur në stacion ...