Fokus

“Shifra të fryera” – Profesori Berim Ramosaj i përgjigjet zëvendëskryeministrit Bislimi për “transformimin e ekonomisë së Kosovës”

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 02 November 2024

Profesori Berim Ramosaj ka qenë i ftuari i kësaj jave në emisionin “Infotalks”, prodhim i Gazetës Infokus.

Ramosaj ka folur gjerë e gjatë për zhvillimin ekonomik të Kosovës në katër vite qeveri Kurti.

Profesori Ramosaj ka deklaruar se qeveria në shumë raste po prezanton “statistika të fryera”.

-Advertisement-

Mirëpo, ai ka thënë se kështu vepron cdo qeveri, pasi në këtë mënyrë dëshiroj t’i afirmoj të gjitha veprimet e saj, duke folur për një dekalratë të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se ekonomia e Kosovës është transformuar 170% me qeverinë Kurti.

“Nuk e di cfarë ka menduar se cfarë ka menduar me këtë koncept “transformim ekonomik”. Është një koncept shumë i gjerë. Kur thuhet transformim ekonomik a ka menduar tek treguesit e zhvillimit ekonomik, qoftë të rritjes ekonomike, ose të GDP-së, ose bruto produktit vendor, apo ka menduar në ndryshimet strukturore ekonomike, nuk e di se cfarë ka menduar kur e ka thënë këtë. Mirëpo, në kuptimin e përqindjeve këto janë përqindje të fryera që padyshim prapë them janë në të drejtën e tyre ta bëjnë këtë, por opinioni kosovar respektivisht mendjet e ciltra në Kosovë e kuptojnë, qoftë në bazë të vlerësimeve perceptive që i bën opinioni publik qoftë në bazë të barometrave. Nëse thuhet se është bërë ky zhvillim, apo ai zhvillim, duhet bile të jetë pak a shumë i matshëm”, ka theksuar Ramosaj. /Gazeta Infokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera