Lajme

Sot fillon numërimi i votave me postë, kaq vota ka në secilën komunë

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 16 November 2021

Sot do të fillojë numërimi i fletëvotimeve të cilat janë dërguar nga diaspora gjatë periudhës 29 tetor – 12 nëntor.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi për Gazetën Infokus.

Ai ka thënë se deri tani shërbimi votues i KQZ-së ka bërë vlerësimin e 1,571 pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura përmes postës.

-Advertisement-

“Nga procesi i vlerësimit, del se nga këto pako numri i zarfeve të individualizuara me fletëvotime është 2,658, prej të cilave janë aprovuar 2.379, ndërsa pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore janë refuzuar 279 pako. Këto fletëvotime u takojnë komunave 19 komunave të ndryshme”, ka thënë Elezi.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë duke u zhvilluar të gjitha procedurat e parapara që gjithashtu sa më shpejt që është e mundur të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera