Lajme

Sot betohen ushtarët e rinj të FSK-së, edhe Osmani merr pjesë në ceremoni

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 20 May 2022

Sot do të mbahet ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ceremonia do të organizohet në kazermën e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj, duke filluar nga ora 10:00.

Në ceremoni do të marrë pjesë edhe Presidentja Vjosa Osmani.

-Advertisement-

“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, merr pjesë në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të rinj të FSK-së. Vendi: Kazerma e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera