Sport

Sonte zhvillohet meçi i shumë pritur Anthony Joshua – Carlos Takam

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 28 October 2017

Anthony Joshua ndeshet sonte me Carlos Takam në Cardiff.

Kampioni i botës në boks, Anthony Joshua, do të zbresë sonte në ring për herë të parë që nga prilli i së shtunës mbrëma, ku nokautoi, Wladimir Klitschkon.

Britaniku do të tentojë sonte të mbrojë titujt në kategorinë super të rëndë IBF dhe WBA kundër Carlos Takam, pasi kundërshtari i tij i parë Kubrat Pulev është tërhequr nga gara për shkak të lëndimit.

-Advertisement-

Meçi do të zhvillohet Cardiff Principality Stadium në Uells, para mbi 70 mijë shikuesve në stadium dhe milionave që do ta ndjekin nga ekrani.

Joshua në matjet zyrtare ka peshuar 114 kilogramë, ndërsa Takam 107 kilogramë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera