Sport

Sonte zhvillohen dy super ndeshje në Ligën e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 16 March 2021

Sonte (e martë) do të zhvillohen dy ndeshje kthyese në kuadër të 1/8 së finales në Ligën Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Manchester City do të takohet me Borusia Monchengladbachin, kurse Real Madridi do të ballafaqohet me Atalantan.

Takimi i parë mes Monchengladbachit dhe Cityt përfundoi me rezultat 0-2 në të mirë të skuadrës angleze, kurse sfida mes Atalantas dhe Realit u mbyll me shifrat 0-1 për ekipin spanjoll.

-Advertisement-

Të dy këto ndeshje nisin nga ora 21:00.

Edhe City, por edhe Reali janë favorit për të kaluar në çerekfinale të garës më prestigjioze për klube në botë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera