Sport

Sonte super përballja, Spanjë – Argjentinë

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 27 March 2018

Julen Lopetegui duket të ketë një ide se si ai dëshiron të luaj në Kupën e Botës në Rusi, shkruan infokusi.

Pas kalimit të testit me Gjermaninë të premtën, skuadrën e tij e pret një tjetër përballje e vështirë kundër Argjenitnës me apo pa Leo Messi.

Në anën tjetër skuadra e Jorge Sampaoli mbetet një nga kombëtaret më të mira në botë dhe do t’i japë Spanjës shumë variante për të menduar në stadiumin Wanda Metropolitano.

-Advertisement-

Për Spanjën, do të jetë një leksion sportiv dhe moral, me të cilin Lopetegui ka gjasa tu japë raste  lojtarëve të tjerë që nuk kanë luajtur në takimin e së premtës.

Saul Niguez, Diego Costa, Marco Asensio dhe Alvaro Odriozola do të jenë startuesit e mundshëm.

Costa në veçanti do të shijoj sfidën e një beteje fizike me dyshen e Premier Ligës, Marcos Rojo dhe Nicolas Otamendi.

La Roja do të synojnë të dominojnë lojën siç bënë në Dusseldorf, me Thiago dhe Asensio i cili duket i gatshëm për të marrë përsipër rolin e David Silva.

Kjo do të jetë prova e fundit e Lopetegui sepse ai duhet ta kompletojë skuadrën e cila do të udhëtojë për në Kampionatin Botëror në Rusi.

Ndërsa Argentina ka lënë jashtë Mauro Icardin dhe Paulo Dybalan, ndërsa Messi është në dyshim.

Mungesa e tij është një goditje ndaj Sampaoli, i cili ka nevojë për numrin dhjetë të tij për t’u ndjerë rehat edhe në këtë përballje edhe në Kupën e Botës.

Miqësorja Spanjë – Argjentinë zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:30 /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera