Sport

Sonte Shkëndija sfidon Rosenborgun

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 23 August 2018
Shkëndija e Tetovës ndeshet sonte me Rosenborgun.

Shkëndija e Tetovës për të tretin edicion radhazi pranë grupeve të Europa League-s.

Pasi u eliminuan në dy edicionet e fundit nga ekipe të mëdha si Genti dhe Milani, të besuarit e trajnerit Qatip Osmani do të tentojnë të bëjnë mrekullinë ndaj Rosenborgut, një ekip me histori në kompeticionet europiane, por që nuk ka qenë në nivelet në dekadën e fundit.

Ndeshja e parë do të zhvillohet, sot, në orën 20:45, në “Lerkendal Stadion” të Trondheim dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Supersport 2.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera