Stoltenberg kritikon Kinën për bojkotimin e samitit të paqes në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus
10:18 | 05 Qershor 2024
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka kritikuar Kinën për bojkotimin e “Konferencës së Paqes për Ukrainën” në Zvicër e planifikuar këtë muaj.
Në një intervistë podcast me transmetuesin publik rajonal të Gjermanisë NDR, Stoltenberg tha se ishte për të ardhur keq që Kina kishte vendosur të mos merrte pjesë.
Zvicra ka ftuar përfaqësues nga rreth 160 vende në ngjarjen e 15 dhe 16 qershorit për të diskutuar mënyrat e mundshme për të arritur paqen e qëndrueshme në Ukrainë.
Kina, njoftoi javën e kaluar se nuk do të merrte pjesë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning në Pekin deklaroi se ekziston një pabarazi e konsiderueshme midis dizajnit të konferencës dhe pritshmërive të Kinës, si dhe pritshmërive të përgjithshme të komunitetit ndërkombëtar. Stoltenberg tha se anulimi i pjesëmarrjes së Kinës nuk ishte befasues.
Ai shpjegoi se Kina jo vetëm që nuk e ka dënuar pushtimin rus, por presidenti Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin kishin nënshkruar një marrëveshje duke i premtuar njëri-tjetrit një partneritet të pakufizuar.
Stoltenberg tha se që nga pushtimi, Kina ka shitur teknologji të avancuar, mikroelektronikë dhe pajisje të tjera për të forcuar ekonominë ruse, duke i mundësuar Rusisë të vazhdojë luftën kundër Ukrainës.
Zvicra ka konfirmuar se më shumë se 80 vende do të marrin pjesë në Konferencën e Paqes.
Rusia, e cila pushtoi Ukrainën më shumë se dy vjet më parë, nuk ka marrë një ftesë.

T� tjera
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
































