Sonte nis NBA, cila dyshe e superyjeve do të fitojë sivjet?
Autori: Gazeta inFokus
14:46 | 18 October 2022
Të mërkurën në mëngjes, sipas kohës në Kosovë, nis sezoni i ri, i 76-ti në NBA.
Një nga pyetjet kryesore që shtrohet në prag të nisjes së garës së rregullt me 82 xhiro, është se cili do të jetë tandemi më i fortë dhe më i mirë i superyjeve të ligës më të fortë të basketbollit në botë. Për të gjithë ka nga një pikëpyetje pse s’mund të jenë më të mirët dhe më vendimtarët që ekipi i tyre të dalë fitues, në fund të play offit.
A janë Joel Embiid dhe James Harden gati ta bëjnë Philadelphia 76ers kampion?
Përgjigja është se “këtij të fundit kurrkush nuk i beson se mund të shkëlqejë në serinë e play offit”. Harden është kritikuar gjithmonë që ka dështuar në këtë fazë të lojës, me ekipet ku ka luajtur, Oklahoma Thunder dhe Houston Rockets
Çfarë mund të thuhet për Kawhi Leonard dhe Paul George të Los Angeles Clipers?
Ndoshta, por mos harroni, i pari nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare garuese qe 1 vit e gjysmë. Në fakt, Leonard ka dy tituj në NBA, një me San Antonio Spurs, më 2014 e një tjetër me Toronto Raports, më 2018 dhe kjo eksperiencë mund t’i ndihmojë goxha.
A do të munden LeBron James e Anthony Davis ta përsëritin suksesin e 2020, kur së bashku e bënë Los Angeles Lakers kampion, në vitin e pandemisë COVID-19?
Nuk është e pamundur, por do të jetë shumë vështirë. Njëri dhe tjetri janë shumë të prirë për t’u lënduar, kohëve të fundit. Madje, Davisin ka nisur ta tradhtojë me të madhe edhe “jump shot”-i i tij ikonik.
Cilat janë gjasat që dyshja simpatike e Phoenix Suns, Devin Booker dhe Chris Paul të mos dështojnë edhe sivjet?
Nëse nuk e bënë vjet e sivjet, zor se do ta bëjnë në mot. 2021-ta e 2022-tashi u konsideruan si vite kur Paul “duhej” të fitonte diçka me patjetër në NBA, një çmim MVP ose një championship me ekipin. Nuk ndodhi as njëra e as tjetra e pritur, pasi dyshja u demoluan në finale e 2021-s nga Milwaukee Bucks, e më 2021 në gjysmëfinale nga Dallas Mavericks. Humbja e 2021-tës konsiderohet ndër më të rëndat në histori të ligës, pasi Suns kishte fituar dy ndeshjet e para të finales së playoffit, ndërsa humbi 4 tjera rresht, nga Bucks, që u shpall edhe kampion.
A do të shkëlqejnë përnjëmend Kevin Durant dhe Kyrie Irving me Brooklyn Nets?
Gjasat janë të mëdha, por gjithçka varet nga ajo se sa ndeshje do t’i luajë ky i fundit. Irving humbi shumë lojë sezonin e shkuar, për shkak te tekeve të tija personale në lidhje me COVID-19. Atij iu pamundësua të luajë në shumë shtete të Amerikës, ku diçka e tillë u ndalohej basketbollistëve të pavaksinuar kundër pandemisë.

T� tjera
-
Kanos dy persona me armë pas një mosmarrëveshjeje për borxh, arrestohet i dyshuari
jë rast i kanosjes me armë është raportuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në ...
-
Komandanti i KFOR-it dhe ambasadori slloven flasin për situatën e sigurisë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori, u takua me ambasadorin e...
-
Nis rehabilitimi i rrugës së Uglarit, Kurti njofton vlerën e investimit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në përurimin e ...
-
“Femicidi është urgjencë kombëtare”, sot protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar protestë në Prishtinë, duke...
-
Malaj: Prishtina, vendi kuptimplotë për të kremtuar Pavarësinë e Shqipërisë
Ambasada e Shqipërisë ka organizuar pritje solemne me rastin e 114-vjetorit t...
-
Mblidhen disa komisione parlamentare, në rend dite raportimi i ministres Rizvanolli
Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot, mbledhje, në...
-
Nismë e re pa u zgjidhur e vjetra, KDI paralajmëron Kuvendin për Specialen
Ende pa përfunduar të gjitha procedurat legjislative për projektligjin për nd...
-
Ish-komandanti i FSK-së tregon të preferuarin e tij në garën për drejtor të Policisë
Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati e ka vlerësua...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta të shtresave të ...
-
Kurti: Kosova është shteti i pjesës së kombit shqiptar që jeton në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova, ndonëse është sh...
-
Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi
Ka filluar rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azem...
-
Tahiri thotë se brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se draft...



































