Lajme

Sonte arrijnë trupat e viktimave të aksidentit në Kroaci

Autori: Islam Morina 18:03 | 27 July 2021

Trupat e viktimave të aksidentit të tmerrshëm të së dielës në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 mërgimtarë që ia kishin mësyrë Kosovës, arrijnë sonte, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas burimeve zyrtare brenda qeverisë që janë duke e koordinuar këtë rast, trupat e pa jetë të viktimave pritet të nisen nga Kroacia për në Kosovës pas orës 22:00.

Lajmin se trupat e pa jetë të viktimave të këtij aksidenti do të arrijnë sonte e ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Brendshme Gjelal Sveçla, i cili i ka thënë Radios Evropa e Lirë se trupat e viktimave arrijnë sonte gjatë natës në Kosovë, por që nuk e di orën e saktë për shkak të autopsive që janë duke i bërë autoritetet kroate.

-Advertisement-

“Gjatë natës të së martës pritet që në Kosovë të arrijnë trupat e viktimave. Nuk dihet ora e saktë se kur trupat do të arrijnë, për shkak të autopsisë që po kryejnë autoritetet kroate”, ka thënë Sfeçla./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera