Rozë

Sofia Richie në pushime me Scott Disick dhe fëmijët e tij

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 29 March 2018

Scott Disick dhe Sofia Richie janë duke kaluar pushimet në Cabo – por jo vetëm.

Disick në këtë pushim me të dashurën ka marrë edhe tre fëmijët që i ka me ish-bashkëshorten e tij, Kourtney Kardashian, Mason (8), Penelope (5) dhe Reign (3).

“Scott, Sofia dhe fëmijët e tij kanë shkuar në Cabo San Lucas me një aeroplan privat”, ka thënë ky burim për revistën PEOPLE.

-Advertisement-

Të hënën, 19 vjeçarja Richie ka postuar një fotografi të saj dhe të dashurit duke u ngjitur shkallëve të aeroplanit privat.

“Zemra ime”, ka shkruar ajo poshtë fotografisë, transmeton Klan Kosova.

Më vonë, u publikuan edhe fotografi të çiftit, ku Richie dukej shumë e kujdesshme për fëmijët e të dashurit, veçanërisht e afërt me të bijën e tij.

 

 

Muajin e kaluar, një burim ka thënë për revistën PEOPLE, se ish e dashura e Disick, Kourtney Kardashian nuk ka reaguar pozitivisht ndaj lajmit për lidhjen e tyre.

“Ajo mendon se Sofia është shumë e re për të dhe nuk e kupton si mund të funksionojnë”, ka thënë ky burim.

Sipas këtij burimi, Kardashian – e cila aktualisht po shijon pushimet me të dashurin, 24 vjeçarin, Younes Bendjima, e ka kuptuar shumë herët se ish- i dashuri ka nisur të bashkëjetojë me Richie por nuk e ka besuar se lidhja e tyre është serioze.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera