Sociologët: Ndalimi i internetit është abuzim i fëmijës
Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 18 May 2018
Kur është fjala për fëmijët dhe kohën që e shpenzojnë pranë ekraneve, prindërit kanë në përgjithësi mendime të ndryshme.
Disa prind thonë se lejimi i fëmijëve të shpenzojnë shumë orë në pajisjet digjitale – si telefonat e mençur, tabletët, laptopat, etj. – është e dëmshme për mirëqenien e përgjithshme të fëmijëve, disa prind i vlerësojnë lart përfitimet edukative dhe zhvillimore që këto pajisje ua ofrojnë mendjeve të reja, transmeton Telegrafi.
Këtë të fundit e thotë edhe sociologu Ellis Cashmore, libri i së cilit e sfidon konsensusin se ekspozimi ndaj ekraneve është i dëmshëm për fëmijët dhe i paralajmëron prindërit të mos ua ndalojnë fëmijëve kohën që e shpenzojnë në internet, duke e vlerësuar këtë ndalesë si abuzim ndaj fëmijës.
Cashmore, i cili është profesor i sociologjisë në Universitetin Aston, beson se pajisjet elektronike u ofrojnë fëmijëve një sërë aktivitetesh që janë të ngjashme me aktivitetet që ata mund t’i kryejnë pa internet, dhe thotë se ndalimi i pajisjeve elektronike i privon ata nga zhvillimi sociologjik.
“Imagjinoni sikurse prindërit t’ua ndalonin fëmijëve leximin, lojërat me fëmijët tjerë, vizatimin, ngjyrosjen apo vallëzimin. Të gjitha këto aktivitete fëmijët i kryejnë edhe kur janë pranë ekraneve”, ka thënë ai.
“Nëse prindërit do t’ua ndalonin fëmijëve ato aktivitete, ata do të akuzoheshin për abuzim të fëmijëve”, ka shtuar ai.
Cashmore argumenton se është e rëndësishme që prindërit ta kenë parasysh se fëmijët po rriten në një botë të dominuar nga pajisjet elektronike dhe se ndalimi i tyre mund të perceptohet si i pazakonshëm.
“Pajisjet elektronike janë pjesë e realitetit të tyre. Ndalimi i tyre është padyshim gjë abuzuese”.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...