Lajme

Smajli pas aktakuzës ndaj Shehollit: Nëse e paskeni ditur se ishte spiun, pse e lejuat të dilte nëpër studio televizive?

Autori: Gazeta inFokus 23:43 | 25 August 2026

Pas aktakuzës ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh, reagon gazetarja Hateme Smajli.

Smajli ka kritikuar ata që sot po deklarojnë se e kanë ditur prej kohësh se Sheholli ishte spiun, ndërsa për vite me radhë kishin pranuar të paraqiteshin me të në studiot televizive.

“Masi krejt e paski ditë që ky Sheholli paska qenë spiun qysh prej para luftës, atëherë qysh u bo që për vite me radhë ka defilu me kaq lehtësi nëpër studiot televizive?”, ka pyetur ajo.

-Advertisement-

Gazetarja ka kërkuar të dijë përse kjo çështje nuk ishte ngritur më herët nga personat që sot pretendojnë se kishin njohuri për veprimtarinë e tij.

“Pse keni pranu me u ulë përballë tij, në të njëjtën tavolinë, nëse e paskeni ditë se kush ishte dhe çka përfaqësonte? Qysh u bo që nuk e ngritët këtë çështje më herët, ndërsa sot krejt po dalin e po thonë se e kanë ditë moti kush ka qenë dhe çka ka bërë?”, ka shkruar Smajli.

Ajo ka kritikuar edhe hapësirën që i ishte dhënë Shehollit në televizione, përfshirë paraqitjet në emisionet e orarit më të shikuar.

“Atij i është dhënë hapësirë televizive, madje në Prime Time, me folë, me ndiku në opinionin publik dhe me shpërnda narrativën e tij pa u pengu”, ka theksuar ajo.

Sot është lehtë me dalë e me thanë: ‘E kemi ditë’. Pyetja është: nëse e keni ditë, pse e keni leju?”, ka përfunduar Smajli.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy