Sport

Skuadrat me të cilat mund të përballen Liverpool, United, City, Chelsea dhe Tottenham në fazën tjetër të LK

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 10 November 2017

Deri më tani gjitha skuadrat angleze kanë treguar paraqitje fantastike në Ligën e Kampionëve.

Në të vërtetë, të katër skuadrat, përveç Chelsat deri diku, aktualisht qëndrojnë në krye të grupit të tyre dhe duken shumë afër që të kualifikohen më tutje.

Liverpool, Manchester City , United dhe Tottenham kanë tejkaluar pritjet për të vënë këmbë në 1/16, shkruan IndeksOnline.

-Advertisement-

Ndërkohë, Chelsea ende nuk ka siguruar raundin tjetër, duke qëndruar në vendin e dytë në grupë, katër pikë më shumë se Atletico Madrid e cila ëshë në vendin e tretë.

Por me kënd mund të përballen skuadrat e Premier Ligës, si qëndrojnë gjërat në 1/16-tën?

Këto janë të gjitha opsionet:

Chelsea

Skuadra e Antonio Contes mori një goditje në Romë, pasi u mposht nga skuadra e Di Francescos me rezultat 3-0 dhe tani skuadra romake mban kreun.

Megjithatë, Chelsea qëndron ende në vendin e dytë, vetëm një pikë prapa gjigantëve italianë – me dy fitore dhe një barazim.

Por, për shkak të pozitës së tyre të dytë për momentin, ka vetëm tre opsione përveç skuadrave tjera angleze që Chelsea të përballet.

Barcelona dhe PSG janë dy nga skuadrat që mund të takohet Chelsea, ndërsa opsioni i tretë është Beshiktash.

Liverpool

Klopp dukej që nuk e filloj aq mirë kampanjën evropiane. Por këmba-këmbës Liverpool u ngrit në krye të Grupit E dhe tanimë duket që ka siguruar raundin tjetër.

Nga gjashtë mundësitë e disponueshme për momentin, Liverpool mund të përballet me Bayern Munich, Juventus apo Real Madrid.

Tre opsionet tjera janë: Porto , Shakhtar ose Basel.

Manchester City

Manchester City si në Premier Ligë ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, po shfaqin lojëra fantastike.
Skuadra e Pep Guardiolës ka siguruar raundin tjetër. City gjithashtu mund të përballet me një provë të ndërlikuar, me gjërat ashtu siç qëndrojnë.

Liderët e Premier Ligës mund të ndeshen me Bayern Munich, Juventus, Sevilla apo Real Madrid për momentin.

Porto dhe Basel janë poashtu si opsione.

Manchester United

Ashtu si rivalët e qytetit, United kanë shënuar 4 fitore duke siguruar raundin tjetër në Ligën e Kampionëve.

Ata kanë lënë prapa në grup Baselin, CSKA Moskën dhe Benfikën. Por, një kartë e ndërlikuar mund të jetë për “Djajtë e Kuq” , me Bayern Munich, Juventus apo Real Madrid.

Porto dhe Shakhtar Donetks janë dy mundësia tjera.

Tottenham

Spurs shfaqën një super-ndeshje ndaj Real Madrid në ndeshjën e tyre të fundit duke kaluar në krye të “Grupit të vdekjes” , Grupit H.

Ata do të vahzdojnë të luftojnë me Los Blancos për vendin e parë në tabelë, por edhe nëse mbajn vendin e parë mund t’i pres një përplasje e vështirë.

Bayern Munich, Juventus dhe Sevilla janë të gjitha mundësitë, së bashku me Basel, Porto dhe Shakhtar Donetsk. /IndeksOnline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera