Skuadra nga Shqipëria shet futbollistin kosovar për një shifër fantastike

Autori: Gazeta inFokus
18:11 | 17 December 2018
Skënderbeu nuk po kalon një sezon të shkëlqyer dhe kjo kuptohet lehtë. Në 4 javët e fundit ka 3 humbje dhe një barazim duke konfirmuar krizën në kampin korçar. Pas një nisjeje shumë të mirë, trajneri Orges Shehi nuk po arrin të motivojë më skuadrën dhe ka paraqitur dorëheqjen.
Një vendim që me siguri do të kthehet nga presidenti Ardian Takaj. Ky i fundit e ka shpjeguar disa herë se skuadra është rinovuar dhe do të mundohet që të shesë futbollistë për jashtëvendit, pasi me dënimin e UEFA-s, nuk mund të përfaqësohen në kompeticionet europiane.
Në kushte të tilla puna për shitjen e lojtarëve ka nisur. Emri më i lakuar ka qenë mbrojtësi Fidan Aliti, në fakt futbollisti që mund të depërtohej më lehtë jashtë kufijve. 25-vjeçari po luan sezonin e tij të dytë në vendin tonë dhe takimi ndaj Kamzës do të jetë i fundit me fanellën e Skënderbeut.
Burime të ndryshme të Telesport pranë klubit të Skënderbeut bëjnë me dije se marrëveshja për Alitin është mbyllur dhe kosovari është shitur.
Aliti do të vazhdojë karrierën në Suedi, ndërsa korçarët do të përfitojnë rreth 500 mijë euro. Drejtori sportiv Haris Fakic ka udhëtuar drejt shtetit skandinav dhe ka arritur që të mbyllë marrëveshjen.
Zyrtari i korçarëve ka mbyllur dhe detajet e vogla të transferimit. Ekipi ende nuk bëhet i ditur, por i rëndësishëm është fakti se arkëtimi i korçarëve do të jetë i majmë dhe futbollisti do të vijojë karrierën në një shtet tjetër. Kampionati suedez ka mbaruar dhe ekipet po punojnë për të bërë afrimet e duhura për sezonin e ri. Për shqiptarin, kalimi në Suedi është një tjetër trampolinë, pasi ekipet suedeze mundohen të pikasin futbollistë të mirë dhe më pas ti shesin drejt europës perëndimore.
Mbrojtësi është i duhuri, pasi ka eksperiencë në Europë duke qenë se ka luajtur në Zvicër me Luzernën, Moldavi me Sheriff Tiraspolin dhe në Kroaci me Slaven Belupon. Ekipet e mundshme që mund të rrëmbejnë Alitin janë AIK-u, kampioni i Suedisë, Malmo apo Norrkopingun që mund të përballojnë atë shifër. Emri i ekipit nuk bëhet ende i ditur, por i rëndësishëm është fakti se Aliti është shitur dhe se nga janari nuk do të jetë më pjesë e korçarëve.
Drejtuesit kanë zgjedhur dhe pasardhësin e tij, “frenat e mbrojtjes” do t’ia besojnë Kaba Sambous me shpresën për ta shitur dhe atë.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku lokalis...
-
Pesë studente të Fakultetit Juridik të UP-së kualifikohen në rundet finale të garës së drejtësisë në Gjermani
Pesë studente të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës janë k...
-
Presidenca, PSRK-së: Nëse vërtetë qenka caktuar prokurori, pse nuk u njoftua Policia?
Gjatë ditës së premte, nga Presidenca e Kosovës thanë se ende nuk është caktu...
-
Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës
Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Bu...
-
Prokuroria Speciale ka caktuar prokurorin që do të hetojë rastin e kanosjes ndaj presidentes Osmani
Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka bërë të ditur se i ka ndërmarrë të gj...
-
Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër, 24 maj, nga ora 09:00 do të fil...
-
BE përmbledh vizitën e parë të Kallas në Kosovë: Stabiliteti varet nga dialogu, jo nga konfrontimi
Bashkimi Evropian përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka bërë nj...
-
Kërçeli: Kurti e Limaj kanë biseduar në 48 orët e fundit për të dalë nga ngërçi
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka thënë se kreu i VV-së, Alb...
-
Momenti kur Dimal Basha nervozohet në studio “O fajin kryesorë për bllokimin e Kuvendit e ka Lumir Abdixhiku”
Seanca e Kuvendit të Kosovës sot ka dështuar për të 20-tën në konstituimin e ...
-
Maturantët serb bënë thirrje shoviniste dhe ngritën tre gishtat – reagon Sveçla
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se gjatë manifestimit...
-
Osmani përmbyll vizitën dyditore në Zvicër: Historike për Republikën e Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën dyditore në Zvicër. Atje, a...
-
Konfirmohen dy raste me Linë e Majmunit në Shkup
Janë konfirmuar dy raste të lisë së majmunëve në Maqedoninë e Veriut. Bëh...