Sport

Skuadra e Premierligës e shpall kosovarin si transferimin e vitit

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 30 April 2018

Ende pa i mbushur një vit në Angli ka filluar shkëlqimin në kampionatin më të fortë në botë.

Fjala është për mbrojtësin nga Kosova, Florent Hadergjonaj që ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij.

23-vjeçari iu bashkua Huddersfieldit si huazim nga Ingolstadt me mundësi blerje.

-Advertisement-

LEXO EDHE:  Meritan Shabani-Real Madrid, ky është lajmi i fundit

Klubi anglez muaj më parë aktivizoi klauzolën për blerjen e lojtarit për pesë milionë euro. 26 ndeshje në kampionat dhe Kupa ka zhvilluar Florenti me fanellën e Huddersfieldit duke bërë dy asistime.

Në sondazhin e klubit për lojtarin e vitit Florenti në vitin e tij të parë është renditur si i treti pas Jonathan Hogg dhe mbrojtësit gjerman Christopher Schindler që doli i pari.

Por në mbrëmjen e organizuar nga klubi ylli nga Kosova nuk mbeti pa fituar një çmim. Ai është zgjedhur si lojtari i ri më i mirë i vitit nga tifozët e klubit.

Ky nuk ishte çmimi i vetëm për ish-anëtarin e Young Boysit.

Ai ka marrë edhe çmimin si blerja më e mirë nga presidenti David Taylor.

Huddersfield ende nuk e ka siguruar mbijetesën dhe një gjë të tillë do të tentoj ta bëjë në dy javët e fundit në Ligën Premier.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera