Sport

Skriniar pranë rinovimit, PSG kthen sytë nga Kalulu

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 25 November 2022

Me Milan Skriniar që është vetëm një hap larg rinovimit me Interin, PSG ka ndryshuar objektiv dhe ka hedhur sytë nga Peirre Kalulu, mbrojtës francez i Milanit, që ka një çmim shumë më të ulët se sllovaku i zikaltërve.

Klubi francez e kërkoi me ngulm sllovakun edhe në verë, por nuk iu afrua dot pretendimeve të Interit, ndoshta edhe për faktin që shpresonte ta merrte në janar për shumë më pak para.

Megjithatë tani që Skriniar është drejt rinovimit, duket se drejtuesit e PSG-së po studiojnë transferimin e francezit Pierre Kalulu nga Milani, me këtë të fundit që po kalon një formë mjaft të mirë te kuqezinjtë.

-Advertisement-

Për kartonin e Kalulu te Milani do të kënaqeshin me 25-30 milionë euro, shifër kjo që nuk përbën asnjë problem për arkat e PSG-së, me francezët që janë në kërkim të një mbrojtësi, për të kompletuar repartin e prapavijës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera