Sport

Skënderbeu e fton një mysafir special ndaj Partizanit të Beogradit

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 18 October 2017

Në ndeshjen e shumëpritur të Europa League ndërmjet Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit, klubi ka Korca ka ftuar një mysafir special.

Takimi luhet në Elbasan Arena të enjten me fillim prej orës 21:00.

Bëhet fjalë për Fadil Vokrrin, aktualisht kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), i cili rreth 3 dekada më parë ka luajtur për skuadrën serbe.

-Advertisement-

Prej vitit 1986 deri më 1989, Vokrri kishte luajtur 55 ndeshje duke shënuar 18 gola për ekipin nga Beogradi.

“Për hirë të së vërtetës, të gjitha spekulimet nga mediat serbe se gjoja presidenti Vokrri do të jetë në përkrahje të klubit beogradas janë vetëm fabrikime të kuzhinave tashmë të njohura serbe dhe nuk përkojnë me realitetin”, shkruan ndër të tjera në njoftimin e FFK’së.

Vokrri vlerësohet si sulmuesi më i mirë që ka pasur ndonjëherë Kosova. Ai ishte edhe pjesë e ekipit të Jugosllavisë, me të cilin kishte luajtur 12 lojë duke shënuar 6 gola.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera