Lajme

Skënderaj, votimi në një qendër ndërpritet për 30 minuta

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 11 June 2017

Procesi i votimit në një qendër votimi në komunën e Skënderajt është ndërprerë për rreth 30 minuta, pasi komisionerët e subjektit politik Vetëvendosje u ankuan se aty po bëheshin keqpërdorime të votave.

Katër komisionerë, të cilët thanë se nuk kanë mundur t’i ndalin keqpërdorimet në atë qendër, e braktisën qendrën e votimit dhe nuk u kthyen as pasi procesi i votimit rifilloi, raporton BalkanInsight.

Halil Thaçi, menaxher i qendrës së votimit tha se nuk është në dijeni se në qendrën që ai drejton ka pasur ndonjë parregullsi gjatë procesit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera