Lajme

Skënder Hyseni i reagon ashpër Abdixhikut pasi nuk u takua me Begajn: Gjukanoviqit i shkove në hotel

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 16 August 2022

Ish ministri i Punëve të Jashtme nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Skender Hyseni i ka reaguar ashpër liderit të kësaj partie, Lumir Abdixhikut pasi nuk pranoi të takohej me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në selinë e LDK-së në Kuvend.

Hyseni në reagimin e tij kundrejt Abdixhikut ka thënë se ky i fundit ka shkatuar një skandal politik infantil.

Sipas Hysenit, selia e LDK-së në Kuvendin e Kosovës është seli e partisë dhe po ashtu i ka përmendur kreut të partisë së tij, se presidentit të Malit të Zi, Abdixhiku i kishte shkruar në takim në hotelin ku po qëndronte, dhe kjo jo më larg se muajin maj.

-Advertisement-

Hyseni nuk është ndalur me kaq duke e quajtur pretendim idhnak dhe ego infantile që Begaj të shkonte në selinë e LDK-së për të takuar Abdixhikun.

Reagimi i plotë i Skender Hysenit:

“Lumir Abdixhiku shkaktoi një skandal politik infantil!

Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me krerët e partive politike, thuhet në njoftimet e medias.

Ndërkohë që thuhet poashtu se “Kreu i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, paska refuzuar takimin me presidentin Bajram Begaj, duke mos  respektuar ftesën e presidentit për t’u takuar në selinë e Kuvendit”.

Pretendimi idhnak i Abdixhikut se Presidenti shqiptar duhej të shkonte në selinë e LDK-së për takim, shpërfaq një ego infantile politike të të parit të LDK-së.

Pa dashur të futem në detajet e protokolit, me duhet të konstatoj se Abdixhiku me krekosjen e tij, paska shkaktuar një skandal politik e diplomatik tërsisht të panevojshëm në komunikimet aq të rëndësishme ndërshqiptare.

Kuvendi i Republikës së Kosovës është seli, e përtej selie e çdo partie politike parlamentare në Kosovë.

Strohet pyetja, përse z. Abdixhiku nuk u bë poaq “ i madh”, me rastin e vizitës së Presidentit të Malit të Zi të cilin, me 19 maj 2022, shkoi ta takonte, madje jo në Kuvend të Kosovës por në hotelin Sëiss Diamond???!!!”

Kujtojmë se Begaj ka nisur vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë pasi mori postin e presidentit të Shqipërisë dhe që nga dje ka zhvilluar disa takime, ndër to edhe me liderët e tjerë të opozitës./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera