Lajme

Skënder Hoti flet për inFokus pasi mori ftesë nga Gjykata Speciale

Autori: Egzon Morina 19:13 | 29 January 2020

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtar të Kosovës, Skënder Hoti, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Hoti në një prononcim për Gazetën inFokus ka pranuar se ka marr ftesë nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar në Hagë.

“Sot kam marr një telefonat nga prokurori që jam i ftuar nga Gjykata Speciale dhe jam njoftuar që më ka ardhur ftesa në Malishevë dhe nesër e marr ftesën zyrtarisht, nuk e di në cilën datë do të paraqitem dhe nuk e di se a jam i ftuar si i dyshuar apo si dëshmitarë, ka thënë Skënder Hoti për gazetën inFokus.

-Advertisement-

Ftesën e Skënder Hotit nga Gjykata Speciale e ka bërë të ditur edhe Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati përmes një postimi në Facebook.

“Tash sa mora lajmin se i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është bashkluftëtari i Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës Skender Hoti nga Malisheva, si të gjithë ushtarët e UÇK-së edhe Skenderi dhe të gjithë ne jemi krenar me vepren dhe sakrificat e të gjithë luftëtarëve, që bëmë një luftë të pastër dhe të drejtë si ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Gucati./GAZETA INFOKUS/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera