Lajme

“S’kemi zgjidhje tjetër” – Putin i kërkon Parlamentit leje për t’i futur ushtarët në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 22 February 2022

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar nga dhoma e lartë e parlamentit rus leje për të përdorur forcat e tij të armatosura jashtë vendit, tha kryetari i dhomës.

Duke iu drejtuar dhomës gjatë një pjese të një sesioni të mbrëmjes që u transmetua në faqen e internetit të trupit parlamentar, një nga zëvendësministrat e mbrojtjes të Rusisë tha se Moskës nuk i kishte mbetur asnjë zgjidhje dhe i kërkoi të miratonte një dislokim jashtë vendit.

Putini njoftoi të hënën se do të dërgojë trupa në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetsk (DPR) dhe Republikën Popullore të Luhanskut (LPR) si pjesë e njohjes nga Moska të rajoneve separatiste.

-Advertisement-

Kjo shkaktoi reagimin e ashpër të Bashkësisë Ndërkombëtare e cila paralajmëroi sanksione ekstreme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera