Skandaloze: Testime ilegale për coronavirus në laboratorin privat në Prishtinë
Autori: Zekirja Shabani 17:15 | 08 July 2020
Në një laborator privat në lagjen Arbëria në Prishtinë po kryhen teste ilegale për coronavirus.
Në një hulumtim të realizuar gjatë kësaj jave, Gazeta inFokus sjellë dëshmi të qytetarëve për mënyrën e fshehtë të testimit dhe dyshimet për saktësinë e testeve.
Gjithçka aranzhohet përmes telefonit.
Personi që është testuar më parë, thërret në laborator dhe rekomandon pacientin e radhës për tu testuar për Covid-19.
Kjo është mënyra e fshehtë e punës në laboratorin “Avicena-ks”, në lagjen Arbëria në Prishtinë, i cili tash e sa muaj ilegalisht kryen testime për coronavirus në Kosovë.
Nga maji i këtij viti mësohet se ka kryer vetëm testime të shpejta, ndërsa nga kjo javë ka filluar edhe testimin me metodën PCR për coronavirus.
Gazeta inFokus, ka gjetur se përkundër vendimit zyrtar që testimiet mund të bëhen vetëm në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kjo po bëhet në fshehtësi nga ky laborator privat me çmim nga 50 euro për test të shpejtë, deri në 120 euro për test PCR.
Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën inFokus vetë dëshmitarët të cilët kanë kryer teste në këtë laborator.
Emrat e tyre gazeta nuk do ta publikojë për shkak të gjendjes shëndetësore dhe kërkesës për të mos u ekspozuar publikisht.
“Test me të njofshëm”
Njëri nga ta në testin e realizuar në këtë laborator kishte dalë pozitiv me Covid-19, ndërsa një ditë më vonë në testin e realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik ka rezultuar negativ.
“Pas kontaktit që kisha me një mik, i cili doli pozitiv u testova në “Avicena” për të hequr dyshimet. Aty dola pozitiv edhe unë. Por, nuk kisha asnjë simptomë dhe me dyshimet se mund të jetë gabim testi, e bëra edhe njëherë në institut. Kësaj radhe doli se nuk kisha asgjë”, tregon ai për Gazetën inFokus.
I njëjti në “Avicena”, ishte rekomanduar nga miku i tij i testuar më parë.
“Pa e thirrë ai në telefon njëherë nuk më testojshin”, rrëfen për mënyrën se si e pranuan që t’ia bëjnë testin.
Por, për dikë që nuk kishte të njohur që ta referonte, thotë se nuk mund ta bënte testin.
“Dy ditë kam qenë me temperaturë e kokëdhimbje, por meqë simptomat nuk ishin të theksuara dhe nuk e dija nëse isha rast kontakti apo jo, nuk arrita të testohem menjëherë nga IKSHPK. Dikush më rekomandoi të shkoj te Avicenna KS, më tha se aty e ka bërë testin për COVID-19 dhe shkova”, tregon një qytetare nga Prishtina.
Sipas saj askush nga ata në laborator nuk e pranonte se e bëjnë këtë test, “ndërsa insistonin që t’ju tregoja se kush më kishe drejtuar aty”.
“Fol me atë që të ka dërgu edhe le ta sqaron ai që e ka bo testin te na, qysh e ka bo”, i kishte thënë njëra nga vajzat që e kishte pritur në recepcion, derisa dy persona të tjerë po prisnin për të njëjtën arsye.
“Në ndërkohë erdhi një tjetër person dhe tha se ka ardh për ta bërë testin për COVID, ndërkaq laborantja i tha se nuk e bëjnë, kurse ai ia ktheu: Unë kam qenë disa herë në ordinancë, e di qysh është… Ajo ia dha një numër telefoni dhe ky doli jashtë e u kthye pas 3-4 minutave me dy personat që ishin në fillim aty. I tha asaj vajzës që munden me vazhdu. Ajo i mori dhe i dërgoi diku tjetër, pastaj vet u kthye”.
Asnjë klinikë private nuk ka leje të bëjë teste për coronavirus
Zyrtarisht në Kosovë, asnjë klinikë apo laborator privat nuk ka leje nga institucionet kompetente për të bërë testimet PCR, për të përcaktuar nëse virusi është aktiv.
Megjithatë, pas rritjes së numrit të personave të infektuar me koronavirus në Kosovë, kryeministri Avdullah Hoti, më 5 korrik ka thënë se Qeveria e Kosovës, planifikon që të licencojë institucione private të kujdesit shëndetësor për të kryer testime.
Por, në këtë laborator nuk duket se kanë pritur qeverinë të marrin vendim, ata kanë publikuar edhe në faqen e tyre online të dhëna se si mund të drejtohen qytetarët për këtë shërbim.
“Kapaciteti është deri në 50 teste në ditë, me çmim nga 20€. Testimi kryhet vetëm me një termin të caktuar, që bëhet paraprakisht përmes numrit të telefonit 049 xxx xxx, që është në dispozicion në intervalin kohor 08:00-20:00”, thuhet në njoftimin që kanë vënë në faqen zyrtare të këtij laboratori.
Pacientët që nuk kanë caktuar termin për testim, thuhet se nuk do të pranohen për marrjen e mostrës.
“Testi që përdoret është test i shpejtë dhe preciz, kromatografik për detektim të antitrupave IgG dhe IgM, të krijuara nga koronavirusi (COVID-19). Me përdorimin e kombinuar të testit IgG dhe IgM mund të detektohet prezenca e infeksionit virusal, ose kontakti paraprak me infeksionin virusal, përmes statusit imunologjik të trupit”, thuhet në këtë faqe.
Obligative për pacientët është që pagesa të kryhet para testimit.
“Mënyra e pagesës bëhet me kartelë bankare apo në CASH, shuma e të cilave duhet të jetë fikse… Rezultatet e analizës do të ju dërgohen në e-mail adresë”.
Gazeta inFokus ka kontaktuar me zyrtarët e këtij laboratori për të marr përgjigje lidhur me testet që bëjnë, por pavarësisht premtimit për të dhënë shpjegime, askush nuk është deklaruar.
Megjithatë Gazeta inFokus është në pritje të përgjigjeve nga ky laborator.
Çka është testi PCR?
Testi PCR [Polymerase Chain Reaction] përcakton saktë se a ekziston virusi në trup dhe bazohet në analizën e mostrave të strishos në hundë.
Pas heqjes së masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, që shkakton sëmundjen COVID-19, shumë vende lejuan hyrjen në territorin e tyre vetëm me një test PCR me rezultat negativ, jo më të vjetër se 48 orë. Aktualisht në Kosovë testohen vetëm ata persona që kanë simptoma të sëmundjes COVID-19.
Të tjera
-
Guerot: Marrëveshjen e Ohrit e konsiderojmë detyrimore për të dyja vendet si për Kosovës dhe Serbinë
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Serwer: Kurti duhet ta ketë prioritet përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët perëndimor
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...
-
Ja si do të jetë moti sot gjatë ditës
Sot në Kosovë pritet të kemi mot stabil, por shumë të ftohtë në mëngjes. Temp...
-
Edi Rama zhvillon sot takimin me shqiptarët e Londrës: Në rrugën drejt Shqipërisë 2030
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme (24 nëntor) ...
-
Burri në Shtërpcë gjen në oborr një person pa shenja jete, policia po e heton rastin
Një burrë në Shtërpcë ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij gjendet nj...
-
Prishtinë, dy persona shkaktojnë dhụnë psiqike ndaj familjares
Dy persona në Prishtinë dyshohet se kanë ushtruar dhunë psiqike ndaj një fami...
-
Plagὀsja e dyfishtë në Vranjec, arrestohet edhe një i dyshuar
Dje është arrestuar edhe një i dyshuar për plagosjen që ndodhi të enjten në V...
-
VV-ja sot mban konferencë për media, do të shpalosen informacione të rëndësishme lidhur me zhvillimet e fundit
Lëvizja Vetëvendosje sot do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit...
-
Abdixhiku në Ferizaj: Me tubim kaq të mirë, i paskeni dhënë kushtrim uraganit të fitores sonë të madhe
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte ka mbajtur një tub...
-
Mot më stabil në javën e fundit të nëntorit, temperaturat rriten përreth mesatareve
Java vijuese parashihet të dominohet nga kushte më stabile meteorologjike. ...
-
Peci del me një video-adresim, sulmon opozitën dhe mediat që ia publikuan skandalin për grantet
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar një video lidhur me lajmet...
-
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...