Fokus

Skandaloze| Foto e re ku Uran Ismaili e Sami Lushtaku mblodhën rreth 50 veta në ndejën pa maska e pa distancë

Autori: Halil Berisha 09:50 | 03 September 2020

Edhe një fotografi të re e ka siguruar Gazeta Infokus ku duket edhe më shumë se si ish-ministri i Shëndetësisë nga PDK, Uran Ismaili ka rrezikuar qytetarët.

Në ndejën bashkë me zyrtarin tjetër të lartë të PDK-së, Sami Lushtakun, në fotografinë e re që ka siguruar Infokusi shihen se janë afër 40 veta në një dhomë.

Ish-ministri i Shëndetësisë nga PDK, Uran Ismaili që di të jap shumë kritika për menaxhim të pandemisë, vet nuk ka respektuar as edhe një masë për parandalim të përhapjes së virusit.

-Advertisement-

Ai bashkë me rreth 40 persona kanë qëndruar në një ndejë në rajonin e Gollakut, pa maska e pa distancë, shkruan Gazeta Infokus.

Kujtojmë që qytetarët po dënohen edhe nëse janë në veturë të vetëm, por që nuk kanë maskë./Gazeta Infokus/

Lexo edhe:

Ish-ministri i Shëndetësisë nga PDK thyen çdo rekomandim të Institutit në ndejën me puro, sharki e alkool

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera