Skandali në Bruksel, PE merr vendimin drastik ndaj zëvendëspresidentes Eva Kaili

Autori: Gazeta inFokus
13:06 | 13 December 2022
Gazetarja Erisa Zykaj nga Brukseli ka zbardhur detaje nga skandali në PE në lidhje me eurodeputeten greke Eva Kaili.
I mbledhur në seancë plenare në Strasbourg, Parlamenti Europian votoi me 625 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenime vendimin që Eva Kaili (NA, EL) nuk do të jetë më një nga 14 nënkryetarët e Parlamentit Europian. Parlamenti arriti një shumicë të dyfishtë prej dy të tretave të votave të hedhura dhe një shumicë të deputetëve që përbëjnë Parlamentin. Kërkesa për shkarkim ka ardhur përmes një procedure me shkrim nga vetë grupimi i Aleancës progresiste të Socialistëve dhe demokratëve ditën e djeshme, ku Eva Kaili bënte pjesë
Votimi u krye sipas nenit 21 të rregullores së parlamentit dhe pason hetimet e vazhdueshme në Belgjikë që përfshijnë disa eurodeputetë dhe asistentë të Parlamentit Evropian.Procedura është nisur nga një vendim i Konferencës së Presidentëve (Presidenti i PE dhe liderët e grupeve politike) më herët këtë mëngjes, i cili miratoi njëzëri aksionin.
Parlamenti Europian do të mbajë një debat në plenare rreth orës 16:30 mbi dyshimet për korrupsion nga Katari dhe nevojën më të gjerë për transparencë dhe llogaridhënie në institucionet evropiane dhe do të votojë një rezolutë për këtë çështje të enjten rreth mesditës.
Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian Eva Kaili ka dhënë deklaratën e saj të parë lidhur me akuzat për përfshirjen në Katargate.
Avokati i eurodeputetes thekson se ajo është e pafajshme dhe këmbëngul se nuk ka lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të.
=

Të tjera
-
Policia austriake në kërkim të përgjigjeve pas sulmit tronditës në shkollë
Autoritetet austriake po kërkonin të mërkurën përgjigje se pse një 21-vjeçar ...
-
Vras*ësi masiv la një letër lamtumire – policia austriake beson se e di motivin
Gazeta austriake “Kleine Zeitung” shkruan se policia ka gjetur një letër lamt...
-
LDK reagon pas takimit trepalësh në Bruksel: Bislimi po tenton ta fus Kosovën në obligime, s’ka legjitimitet
Lidhja Demokratike e kosovës (LDK), ka reaguar pas takimit të zëvendëskryemin...
-
Tragjedia në Austri, MPJD: Nga informacionet zyrtare s’ka shtetas të Kosovës në mesin e viktimave – jozyrtarisht mund të jetë një e mitur
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se është në kontakt të v...
-
Osmani uron Portugalinë për Ditën Kombëtare: Presim të thellojmë më tej lidhjet mes vendeve tona
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar homologun e saj portugez, Marce...
-
Lushaku-Sadriu: Elektorati na kërkon të mos bëjmë koalicion me LVV-në
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës që është edhe kryetare e Forumit t...
-
Vdek*ja tragjike e të tre të rinjve, Vitia nesër në Ditë Zie
Komuna e Vitisë ka shpallur të mërkurën, më 11 qershor 2025, Ditë Zie në nder...
-
Vras*ja e shqiptares në Gjermani, arrestohet dhe paraburgoset një 34 vjeçar
Një 34-vjeçar nga Wadern është paraburgosur nën dyshimin për vrasjen e 28-vje...
-
Vrite*t në Gjermani 28 vjeçarja shqiptare
Një vajzë shqiptare është gjetur pa shenja jetë në Gjermani në rrethana tragj...
-
Flet babai i ish-policit që u arrestua në Serbi: Nusen e liruan, djalin jo
Arbnor Spahiu ish-polic i Kosovës, i arrestuar të dielën në Serbi, është dorë...
-
Deklarohet Sorensen pas takimit Bislimi-Petkoviq, paralajmërohet dialogu i nivelit të lartë
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka re...
-
Suspendimi i policëve, Pacolli rikthen pamjet kur Kurti gjuante me vezë në Kuvend: Kjo është fytyra e dyfishtë e pushtetit
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, ka reaguar pas suspe...