Lajme

Skandalet tragjike në shëndetësi nuk kanë të ndalur, Kurtit e zyrës së tij nuk i intereson që ministria ka mbetur me ushtrues detyre

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 22 December 2022

Ende pa kaluar as një muaj nga rasti tragjik ku, Hamide Magashi, shtatzënë, së bashku me foshnjën u vra mizorisht nga ish burri i saj në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në duart e shtetit, një rast tjetër mbrëmë tronditi vendin.

Kjo ngjarje e cila ka ndodhur para tetë ditësh e u tentua të mbahet sekret nga të gjitha institucionet e shëndetësisë në vend, ku trupi i pajetë i një foshnje në spitalin e Pejës, u copëtua në lavatriqe pasi u vendos aty së bashku me çarçafët.

Skandali i foshnjës së copëtuar në lavariçe – U mbajt i fshehur nga institucionet përgjegjëse të shëndetësisë

-Advertisement-

Mirëpo si duket as këto dy raste e gjendja alarmante e shëndetësisë në vend nuk po i bën përshtypje, kryeministrit, Albin Kurti që të emërojë një ministër në Ministrinë e Shëndetësisë e cila ka afro 80 ditë që ka mbetur me ushtrues detyre.

 

Gazeta Infokus ka provuar pothuajse çdo javë që të marrë një përgjigje nga zyra e kryeministrit se çfarë është duke u bërë në lidhje me emërimin e një ministri në krye të shëndetësisë, mirëpo të njëjtit nuk e kanë paerë të arsyeshme të merren me këtë temë pavarësisht insistimeve nga redaksia.

Të vetmen herë që zyra e kryeministrit e konsideroi të arsyeshme të deklarohet për këtë cështje duke kthyer përgjigje ishte në muajin tetor, 20 ditë pas dorëheqjes së ish ministrit, Rifat Latifi.

Sipas zyrës së kryeministrit, kjo ministri po udhëhiqet në formën më të mirë nga ushtruesja e detyrës, Dafina Gexha – Bunjaku, e ciila sipas tyre ka një përvojë të gjatë në këtë fushë. Megjithatë ata kanë thënë se mediat do të njoftohen sapo të ketë diçka të re dhe të vendoset për nje emër të të parit të shëndetësie në vend.

“Ministria e Shëndetësi aktualisht drejtohet nga ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, dr. Dafina Gexha Bunjaku, e cila ka një përvojë të gjatë në fushën dhe sektorin e shëndetësisë. Sa përket emrit të ri të kësaj ministrie, kurdo që për të të vendoset, do të njoftoheni me kohë”, kishte deklaruar, zëdhënësi i Kurtit, Përparim Kryeziu, për Gazetën Infokus.

Mirëpo që nga ajo ditë ky dikaster vazhdon të jetë pa ministër e qeveria po hesht dhe nuk ppo përgjgijet në pyetjet e gazetarëve, madje edhe skandalet tragjike të tilla si rasti i foshnjës së copëtuar në lavatriqe po provojnë ti fshehin.

Pse Kurti nuk po emëron ushtruesen e detyrës në pozitën e ministres?

Meqë siç kanë deklaruar nga vetë zyra e kryeministrit që janë të kënaqur me punën e ushtrueses së detyrës së ministres në Shëndetësi, pse kryeministri nuk po e bën të njëjtën edhe ministre.

Pasi Kurti, “zgjodhi veten” në krye të Komisionit për Shëndetësi, akuza të shumta erdhën drejt tij. Ai u akuzua se në këtë formë shëndetësia po ecën drejt kolapsit. Nga ana tjertër në faqen zyrtare të ministrisë çdo ditë po publikohen aktivitete të ndryshme e vizita të  U.D ministres në intituecioent e shëndetësisë, mirëpo kjo nuk po duket të sjellë ndonjë ndryshim apo të ndikojë në marrjen e vendimeve që përmirësojnë gjendjen në shëndetësi.

E pasi kaloi një kohë nga dorëheqja e Latifit, por edhe para kësaj, kryeministri u akuzua nga opozita se e ka lënë ministrinë e shëndetësisë pa ministër pasi po dëshiron që edhe këtë rol ta ketë për vete.Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu kishte deklaruar se ky dikaster është shndërruar në një luftë të grupeve të interesit.

“Është papërgjegjësi e Qeverisë, dy pozita kyçe në shëndetësinë e Kosovës janë me ushtrues detyre pozita e ministritë të Shëndetësisë dhe ajo e drejtorit ekzekutiv të ShSKUK-së, kjo tregon qasjen e kësaj qeveri dhe papërgjegjësinë në udhëheqje të këtij dikasteri…..Shëndetësia jonë nga një prioritet i premtuar i Kurtit është shndërruar në një sektor të luftës së grupeve të interesit të cilat po luftojnë brenda Vetëvendosjes për ta dominuar këtë sektor dhe për të abuzuar dhe përfituar nga situata e rëndë e pacientëve tanë në Kosovë“, kishte deklaruar Haxhiu.

Deri në një një deklarim tjetër nga zyra e kryeministrit, për ministrinë e shëndetësisë, shpresojmë të mos ketë ndonjë rast tjetër tragjik në këtë dikaster që edhe ashtu është në gjendje të rëndë tash e një kohë të gjatë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera