Auto&Tech

Skandalet e Facebook-ut nuk dinë të ndalen

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 06 December 2018

Facebook ka siguruar qasje të privilegjuar në të dhënat e klientëve te disa kompani, duke përfshirë Netflix dhe Airbnb.

Një përfaqësues i Parlamentit Britanik ofroi së fundi dokumente që vërtetojnë se skandalet në rrjetin më popullor nuk kanë fund dhe vetëm sa vijnë e rriten.

Kompanitë që kishin këtë privilegj, sipas Damian Collins, janë aplikacioni për gjetjen e partnerëve Badoo dhe ai për shërbime të transportit Lyft.

-Advertisement-

Dokumentet janë siguruar nga kompania e programimeve për zhvillimin e aplikacioneve Six4Three, e cila aktualisht është në betejë gjyqësore me Facebook, transmeton KosovaPress.

Përveç Badoo, janë të përfshira edhe aplikacionet për njohje Hot or Not dhe Bumble.

Sidoqoftë, disa nga qasjet e të dhënave u mohuan, duke përfshirë shërbimin Ticketmaster për shitjen e biletave, shërbimin për përmbajtje të shkurtra të videove Vine në pronësi të Twitter dhe aplikacioni Airbiquity.

Facebook ka mohuar të ketë shitur të dhënat e përdoruesve për kompani tjera.

Ndryshe, rrjeti popullor është përballur me gjoba pas skandalit me Cambridge Analytic.

Enti rregullator britanik për mbrojtjen e të dhënave (ICO) gjobiti me 565.000 euro Facebook-un pas çështjes së Cambridge Analytica’ dhe përdorimit të të dhënave personale të miliona përdoruesve pa pëlqimin e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera