Lajme

Skandalet diplomatike, LDK e VV kërkojnë seancë të jashtëzakonshme

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 06 November 2018

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje kanë kërkuar që më 16 nëntor të bahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Përmes një komunikate për medie LDK ka bërë të ditur se shkak për thirrje të seancës janë skandalet ë politikën e jashtme të Kosovës.

“Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovë Duke qenë se politika e jashtme e Kosovës është tërësisht e çakorduar me skandalet e fundit në politikën e jashtme të cilat kanë dëmtuar jashtëzakonisht imazhin e Kosovës në botë, dhe duke pasur parasysh mos funksionimin normal të Kuvendit të Kosovës, Grupi Parlamentar i LDK-së dhe i LVV-së kanë dorëzuar sot kërkesën me të cilën kërkojnë thirrjen e seancës së jashtëzakonshme me këtë pikë në rend të ditës: “Debat parlamentar lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Në të gjithashtu thuhet se Ministri i Punëve të Jashtme nuk merr pjesë në seanca të Kuvendit.

“Po ashtu, duke qenë se Ministri i Punëve të Jashtme nuk përgjigjet as në interesimet e deputetëve për çështje të politikës së jashtme, pasi ai shumë rrallë merr pjesë në seancat e Kuvendit, si dhe në pamundësi që deputetët dhe Komisioni Parlamentar që mbulon politikën e jashtme të kryejnë detyrën e tyre si mbikëqyrës të ekzekutivit të vendit që merret me politikën e jashtme, kërkohet mbajtja e seancës së jashtëzakonshme.”, thuhet në komunikatë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera