Lajme

“S’kam ardhur për bisedime për bisedime”: Kujt i mëshoi Kurti përmes këtyre fjalëve në Ohër?

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 18 March 2023

Asgjë e qartë duket nuk na vjen nga Ohri. Dhe për ta shtuar pështjellimin u përkujdes kryeministri i vendit, Albin Kurti. Çka na thonë fjalët e tij të thëna sot në mëngjes?

Kryeministri i Kosovës tha se ishte optimist, por më pas i tha fjalët në vijim:

“…përderisa nuk ka tekst të përfunduar, nuk mund të ketë përfundim të bisedimeve. E përderisa nuk ka përfundim të bisedimeve, nuk mund të ketë marrëveshje.” – u shpreh kryeministri.

-Advertisement-

Ai po fliste për Planin e Zbatimit. Për Propozimin Evropian veçse ishte pajtuar, siç ishte pajtuar edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Por, çka na thonë këto fjalë?

E para, se teksti i Planit të Zbatimit nuk ka përfunduar. Për më tepër, se pikërisht ky tekst është subjekt i bisedimeve që po ndodhin sot, shkruan Nacionale.

Mirëpo, a mund të ketë marrëveshje sot? Sipas Kurtit, jo nëse nuk ka përfundim të bisedimeve dhe nëse nuk ka tekst përfundimtar.

Lexojeni pjesën në vijim të kryeministrit Kurti:

“Unë jam këtu për dialog parimor, të hapur, serioz që duhet të rezultojë në marrëveshje, e marrëveshja nënkupton tekst përfundimtar dhe të dakorduar. Nuk kam ardhur për bisedime për bisedime, por për bisedime për marrëveshje,” – tha kryeministri Kurti.

Çka do të thotë kjo? Është e vështirë të deshifrohet saktë. Por, megjithatë duket se ka një kritikë drejt Bashkimit Evropian (BE) për mënyrën se si po rrjedhin negociatat. Kurti sërish shprehu keqardhje që nuk pati nënshkrim në takimin e 27 shkurtit. Dhe, ajo deklaratë e bërë bashkë me deklaratën se ka ardhur “për bisedime për marrëveshje” atëherë mund të kuptojmë këtë çështje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera