Lajme

S’ka version tjetër për demarkacionin (Video)

Autori: Gazeta inFokus 08:36 | 29 Prill 2017

Mos ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, mund ta dërgojë vendin në zgjedhje, dhe një gjë të tillë e kanë thënë edhe udhëheqësit e koalicionit qeveritarë.

Mirëpo, sipas analistëve politikë cilado parti që do vijë në pushtet do ta ketë kusht kalimin e demarkacionit në versionin që është.Agon Maliqi është shprehur se presioni që akterët e ndryshëm ndërkombëtar e kanë treguar rreth kësaj çështje, jep sinjale që secila Qeveri e nesërme duhet që patjetër ta ratifikojë vijën kufitare me Malin e Zi.

Ndërsa analisti Bajrush Morina ka thënë se nëse kjo legjislature dhe ky koalicion nuk arrijnë ta ratifikojë Demarkacionin, atëherë kjo vijë e kufirit nuk do të ratifikohet asnjëherë.

-Advertisement-

Ai e sheh si të dëmshme shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, pasi që siç tha ai, e vetmja gjë që mund të arrihet është ngërç politik./TribunaChannel/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy