S’ka takim Kurti-Biden, këshilltari i kryeministrit: E gjithë vëmendja është në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus
00:01 | 11 May 2022
Pas reagimeve të shumta në vend ndaj vizitës së kryeministrit Albin Kurti në SHBA, këshilltari i tij politik Jeton Zulfaj ka treguar për takimet që kreu i Qeverisë do të bëjë atje.
Zulfaj theksoi se Kurti nuk do ta takojë presidentin e SHBA-së Joe Biden, përveç se nëse ky i fundit e sheh të rëndësishme.
“Ne nuk jemi duke pritë një vizitë nga presidenti i SHBA-së Biden, ai nëse e sheh të rëndësishme e të nevojshme… nuk mundesh me taku presidentin Biden pa një kërkesë për vizitë, edhe pa një qëllim të vizitës, edhe pa ndodh një nevojë e tillë për vizitë”, tha ai në Tëvë 1.
Ai shtoi se SHBA-ja është e kënaqur me progresin ekonomik të Kosovës, pasi siç thotë ai, vendi është bërë “shpresëdhënës për krejt Ballkanin Perëndimor”.
“E kemi një luftë në Evropë, në Ukrainë, ku e gjithë vëmendja është atje. Për fatin e mirë të Kosovës, nuk jemi as vend problematik, as kaotik…dhe jemi vend demokratik. Pra SHBA-ja janë të kënaqur me progresin tonë ekonomik e demokratik. Janë shumë të kënaqur, sepse jemi bërë shpresëdhënës edhe për krejt Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Zulfaj.
Të tjera
-
Tragjike: Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçar në lagjen Emshir
Një person rreth moshës 25-vjeçare është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sot...
-
Lija e Majmunëve/ Moderna nis testimin për vaksinën
Kompania Moderna ka nisur testimin për vaksina të mundshme kundër lisë së maj...
-
“SHBA-ja ua ka refuzuar hyrjen disa afganëve të strehuar në Kosovë”
Departamenti amerikan i Shtetit ka nisur të njoftojë disa prej afganëve, që p...
-
Tragjedi në SHBA: 14 nxënës dhe një mësues vriten në një shkollë fillore në Teksas
14 nxënës dhe një mësues u vranë pas të shtënave në një shkollë fillore në Te...
-
Zbulohet atentati që po përgatitej ndaj George W. Bush, FBI publikon detajet
Një burrë nga Iraku, i akuzuar për lidhje me ISIS, që jeton në Shtetet ne Bas...
-
Dyshime për tentim-vrasje të biznesmenit nga Suhareka, Policia jep detaje
Para pak minutash u raportua se një tentim vrasjeje ka ndodhur ndaj drejtorit...
-
Antidroga arreston një person, i gjen heroinë në veturë
Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Sektorit qendrorë të antidrogës në ...
-
Një tërmet i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Greqinë kësaj mbrëmje. Tërmeti ka pasur n...
-
SHBA: Nënshkruhet rezoluta që mbështet aplikimet e Finlandës e Suedisë në NATO
Udhëheqësit e lartë demokratë dhe republikanë në Senat kanë nënshkruar një re...
-
Sali Rexhaj, që u përmend në postimin e Sami Kurteshit, i quan gënjeshtra pretendimet e zyrtarit te VV’së
Mërgimtari që jeton në Zvicër, Sali Rexhaj ka reaguar pasi që zyrtari VV-së S...
-
Ahmeti për Kurtin: Asnjë kryeministër nuk duhet të largohet nga vendi për më shumë se 4-5 ditë
Të paktën 14 civilë janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur në rajonet lindo...
-
Haradinaj viziton në spital ish-ushtarin e UÇK’së: Shumë luftëtarë po përballen me vështirësi shëndetësore
Haradinaj viziton në spital ish-ushtarin e UÇK’së: Shumë luftëtarë po përball...