Lajme

S’ka paqe derisa Putini të jetë në pushtet, thotë ish-komandanti i NATO-s

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 30 March 2022

Sir Richard Shirreff, ish-zëvendës komandant suprem i NATO-s në Evropë, thotë se derisa presidenti rus Vladimir Putin të jetë në pushtet, “nuk do të ketë paqe”, transmeton Reporteri.net.

Ai tha se “ka dyshime të mëdha për premtimet e Rusisë për të reduktuar sulmet e saj në Kiev e Chernihiv”, shkruan BBC.

“Kjo është thuajse pranimi se tentimi për të avancuar në disa fusha ka dështuar dhe me shumë gjasë do të koncentrohen forcat në një zonë tjetër. Nuk do të përjashtoja po ashtu ndonjë formë mashtrimi. Derisa Putini është në Kremlin nuk mund të ketë paqe në Evropë”, ka thënë Shirreff, që e ka përshkruar si autokrat që ka gjak në duart e tij.

-Advertisement-

Ai shton se NATO duhet të sigurojë që lufta në Ukrainë “të mbetet luftë e ftohtë dhe jo e nxehtë”, derisa shton se po ashtu NATO duhet të jetë e gatshme për luftë në çdo aspekt.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera